Sekretarja e Brendshme në Britaninë e Madhe, Suella Braverman, do të hetohet pasi ka kërkuar ‘favore’ nga nëpunës civilë për të shmangur një gjobë që iu vendos për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Suella Braverman është tashmë e njohur edhe në Shqipëri për shkak se kohë më parë u vu në qendër të vëmendjes për shkak të gjuhës së ashpër që përdori kundrejt emigrantëve shqiptarë, të cilët i quajti kriminelë.
Ajo është vënë së fundmi nën hetim pasi i kërkoi stafit të saj ta ndihmonte në shmangien e vendosjes së një gjobe për tejkalim shpejtësie, duke i dhënë mundësinë të kishte një seminar privat, gjë që nënkupton se ajo nuk do të duhej të paraqitej në një kurs publik për ndërgjegjësimin e shpejtësisë, ku pjesëmarrësit e tjerë do të kishin mundur të shihnin se edhe ajo ishte e pranishme, duke bërë që figura e saj të diskreditohej publikisht.
Mirwpo nëpunësit tw cilwt i kishte kwrkua qw ta pwrjashtonin nga gjoba dhe Braverman u tërhoq plotësisht dhe zgjodhi të paguante gjobën.
Ajo u kap duke shkelur kufirin e shpejtësisë në një rrugë jashtë Londrës në verën e vitit 2022, kur ajo ishte prokurore e përgjithshme, këshilltarja kryesore ligjore e qeverisë.
Nuk është hera e parë që sekretarja e brendshme shkel kodin ministror. Në tetor, krahu i djathtë dha dorëheqjen pasi u zbulua se kishte dërguar një dokument zyrtar qeveritar nga emaili i saj personal, në ditët e fundit të qeverisë 49-ditore të Liz Truss.
Në atë kohë, ajo pranoi një shkelje teknike të rregullave të ministrisë dhe tha se kishte marrë përgjegjësi" për veprimet e saj duke u larguar. Por ajo u ri-punësua gjashtë ditë më vonë nga kryeministri i ri, Sunak.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fiton lotarinë kombëtare, britaniku me pasuri më të madhe se Dua Lipa dhe Adele së bashku
18 Dhjetor 2024, 15:16
-
Britani/ Anulohet linja e parë në botë e autobusëve pa shofer! Shkak mungesa e pasagjerëve
17 Dhjetor 2024, 18:30
-
Belgjikë/ Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës drejt Anglisë! Mbi 30 kontrolle, disa të arrestuar dhe sekuestrime! Transportohej me furgonë mallrash
17 Dhjetor 2024, 14:00
-
Publikohet emri dhe fotoja e spiunit kinez me të cilin dyshohet se ka bashkëpunuar Princi Andrew
16 Dhjetor 2024, 17:20
-
Britania e Madhe: 50 mln paund paketë mbështetje për Sirinë
16 Dhjetor 2024, 09:47
-
Elon Musk planifikon ndërtimin e tunelit që lidh Britaninë me Nju Jorkun për 54 minuta
15 Dhjetor 2024, 22:34
-
Media britanike: Si baronët shqiptarë të drogës po tallen me sistemin e emigracionit në Britaninë e Madhe
15 Dhjetor 2024, 08:30
-
Krimi shokues që ka tronditur Britaninë
13 Dhjetor 2024, 21:55
-
E përditshmja britanike 'Metro': Pushime në Shqipëri, destinacioni 'parajsë' i Mesdheut
13 Dhjetor 2024, 08:03
-
Angli/ U kap me pistoletë në makinë, dënohet me 5 vite burg shqiptari! Qeshi kur e prangosën (FOTO)
12 Dhjetor 2024, 12:52
-
Media franceze 'AD Magazine': Shqipëria mes vendeve të jashtëzakonshme në botë për t’u vizituar në 2025
12 Dhjetor 2024, 07:36
-
Altin Dumani kampion anti-korrupsion nga DASH, Lapardhaja në Report Tv: Mesazh për atë që do vijojë të bëjë politika amerikane! Priten shpallje të tjera 'non grata'
11 Dhjetor 2024, 14:08