Operacioni 'Bregdeti ynë', procedohet penalisht administratorja e një subjekti në Velipojë, hiqen 60 shezlongë dhe 30 çadra - Shqiptarja.com

Operacioni 'Bregdeti ynë', procedohet penalisht administratorja e një subjekti në Velipojë, hiqen 60 shezlongë dhe 30 çadra

 

Administratorja e një subjekti është proceduar penalisht në Velipojë, pasi kishte zënë hapësirën publike në bregdet me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.   

Në Velipojë, si rezultat i operacionit 'Bregdeti ynë', deri në këto momente janë kontrolluar 46 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 60 shezlongë dhe 30 çadra. 


Lajmi kryesor:

Lirimi i vijës bregdetare nga zaptimet pa leje, procedohen 29 administratorë subjektesh në Fier, Vlorë, Durrës e Velipojë


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit