Unioni Turistik Shqiptar i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të hiqet fasha orare, të lejohet ushtrimi i aktiviteteve, të lejohet hapja e plazheve dhe me pas të hapet kufirit tokësore për turizmin rajonal. Sipas tyre deri në fund të muajit maj duhet të hapet një turizëm i organizuar dhe i kontrolluar, duke i dhënë mundësinë sektorit që të mbijetojë.
Edhe pse sektori i turizmit është i përfshirë në paketën e dytë të qeverisë ku 10 mijë të punësuar në sektor do të përfitojnë 40 mijë lekë në muaj, unioni thotë se vazhdojnë të kërkojnë një paketë të dedikuar atij.
Në letër ata ngrenë shqetësimin se masat parandaluese të ndërmarra kanë rënduar gjendjen e biznesit dhe nëse sezoni turistik nuk hapet të paketën në 18 maj shumë biznese do të falimentojnë, dhe rreth 70% e të punësuarve rrezikojnë të humbasin vendin e punës.
Nga ana tjetër në letër thuhet se aktiviteti i agjencive turistike, operatorëve turistik, guidave apo edhe transportuesit janë pothuajse në pikën zero të aktivitetit të tyre. Sipas unionit vetëm 70% e hoteleve janë të hapur edhe pse nuk kanë aktivitet.
Sa i takon operatorëve ndërkombëtar, unioni thotë se ata janë të gatshëm të ulin charterat e tyre në 1 qershor në Rinas, pasi kanë kryer parapagime për hotelet. Po ashtu nga ana tjetër ata shprehen të gatshëm për të zbatuar protokollin mjekësor të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë që të shpëtohet një nga sektorët që sjell 26% e të ardhurave totale të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Letra e operatorëve turistikë drejtuar kryeministrit Edi Rama
Lajmi në përditësim....
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor 2024, 17:42
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor 2024, 17:40
SI KANE fytyre keta ndyresira e I drejtohen kryeministrit tone te nderuar ,,,,na hap plazhet,,,po ju I keni degjeneruar plazhet mor plehra me pallate bythe ne bythe ,,,vec hotel adriatikut qe eshte ndertuar qysh ne vitet e komunizmit,,,qe ka pishine ,,nuk ka asnje resort aty me pishina me 4 apo 5 yje,,,keni bere hotele Brenda mbi rere pa pishina,,,ku cmimi nuk I kalon 20-30 euro,,,,turp,,turp,,kur durresi duhej te kishte cmime 100-200 euro nata…..///
PërgjigjuNuk ka turizëm këtë vit hiqeni nga mëndja, jo turistë jo euro, punoni barbona. Keni gjith këto vite që zhvatni, asnjë lloj standarti, shërbimi përtokë fare, çmimet stratosferë.
PërgjigjuPo morr hajduter po te beni lek juve mbi vdekjen e o maskarenj
PërgjigjuPo ca propozon ti Loran? Te rrime te gjithe mbyllur e as mos te punojme e as mos te pushojme? Ta mbyllim shqiperine si ne kohen e xhaxhit? Mos do te veme edhe zborin e detyrueshëm dhe denim per agjitacion per ata qe nuk jane dakord?