Behgjet Pacolli ka kontaktuar personalisht futbollistin Granit Xhaka dhe i ka thënë se nëse do gjobitet nga FIFA, do jetë ai që do ia paguaj gjobën në emër të popullit shqiptar.
Kreu i AKR-së dhe deputeti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur dëshirën dhe gatishmërinë e tij për të mbështetur mesfushorin kosovar të Zvicrës, Granit Xhaka, nëse FIFA vendos ta dënojë atë.
Lajmin e ka bërë të ditur në faqen e tij në facebook.
“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Xhaka pas përfundimit të ndeshjes Zvicër – Serbi, të cilën Zvicra e fitoi me rezultatin 3:2, festoi duke veshur fanellën e Ardon Jasharit, një prej lojtarëve të skuadrës. Ai tha se nuk ishte provokim për serbët, por një formë për të mbështetur lojtarin e ri.
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK
19 Dhjetor 2024, 09:56
-
Politikani serb paralajmëron ikjen e Vuçiçit nga Serbia: Do të veprojë si Assadi
19 Dhjetor 2024, 09:29
-
Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?
18 Dhjetor 2024, 20:44
-
Dialogu/ Laçak flet pas takimeve në Bruksel: Të themelohet Asociacioni, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
Veto Surroi: Dhjetori i demokracisë dhe një shenjë normaliteti
18 Dhjetor 2024, 09:52
-
Spiunimi i BIA-s, Serbia në 'burgun digjital'
18 Dhjetor 2024, 08:22
-
Sa bunkerë ka Serbia për raste lufte?
17 Dhjetor 2024, 17:34
-
Skenarët e mundshëm nëse SHBA-ja i vë sanksione industrisë serbe të naftës
17 Dhjetor 2024, 17:28
-
Kosova dhe Serbia pajtohen për zbatim të plotë të deklaratës për personat e zhdukur
17 Dhjetor 2024, 16:30
-
Kryeministri Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës, detyrim moral dhe historik për të gjitha gjeneratat
17 Dhjetor 2024, 15:30
-
Shefi i NATO-s për sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë
16 Dhjetor 2024, 18:25
-
BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë, përfshin edhe entitete kineze
16 Dhjetor 2024, 14:31
Edvin shkjau shqipfolës do e paguan ashtu e tha sot, për shkak të dhimbjes shpirtrore që ka pësuar për humbjen e serbis fashiste
PërgjigjuO shpellar, Ed Rama brenda 2030-tes ka me e bashku Kosoven me Shqiperine e do e fus ne BE Shqipnine e modhe. Pastaj do largohet nga politika. E mbas 2030 -tes, populli ne shumice ka me votu saliun per tu ngrit nga vorri. hahahahahaha
Shko mer pallkari ha qofte te shqupi ti.