Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani - Shqiptarja.com

Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani

1732653860_3QOMVGFQYNOPQDYKFIR43WHBKU.jpg

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë raportuar këtë mbrëmje se kanë rrëzuar 3 raketa të lëshuara nga Libani drejt shtetit hebre. 

Si pasojë e sulmit, sirenat paralajmëruese u ndezën në disa zona të veriut të Izraelit. Nuk ka raportime të menjëhershme për të lënduar. 

Incidenti vjen pak orë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pranoi publikisht dakordësinë e tij për një armëpushim në Liban.


Lajmi kryesor:

Netanyahu: Po armëpushimit në Liban, nëse Hezbollah shkel marrëveshjen ne do e godasim! Biden: Hyn në fuqi nesër


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit