Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi i cili u shreh se Maqedonia duhet të trajtohet veç nga Shqipëria lidhur me procesin e hapjes së negociatave duke nënkuptuar se paketa dyshe mund të dëmtojë vendin e tij në këtë proces.
Kreu i qeverisë thotë se kjo qasje është e çuditshme për sa kohë konsiderohet kontributi kyç i Shqipërisë në zhvillimet demokratike të shtetit mik, gjë e cila sipas tij nuk duket as e drejtë e as praktike.
"Presidenti Pendarovksi nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik.S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!", shkuran Rama.
Dy ditë më parë presidenti i Maqedonisë së Veriut tha se Shqipëria është në rrëmujë dhe kjo gjë mund të dëmtojë edhe vendin e tij siç ka ndodhur edhe më parë.
"Problemi më i madh tani është çkyçja me Shqipërinë. Shqipëria tani është në rrëmujë. Opozita është larguar nga institucionet dhe po bëhet më e tensionuar. Pra, çfarë mund të themi këtu? Kemi pasur rekomandime pozitive nga Komisioni më parë, dhe jemi çarmatosur ", u shpreh Pendarovski.
Komisioni Europian rekomandoi në datë 29 Maj të këtij viti hapjen e negociatave pa kushte, për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në prezantimin e progres-raportit për ecurinë e vendit tonë në sajë të 5 prioriteteve kyçe për negociatat, eurokomisioneri Johannes Hahn tha se Shqipëria ka bërë progres, dhe ka përmbushur reforma të cilat duhen shpërblyer nga Bashkimi Europian.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor 2024, 17:42
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor 2024, 17:40
Ç punë u prish Shqiperia këtyre bajgave? Sigurisht ta trajtojne me vete se eshte shtet tjeter keshtu qe te permendurit e Shqiperise se gjoja na qenka sebep per mos ecjen e ventit te tij, eshte urrejtje e paster dhe kjo gje do te jetë kunder ketij. Keni per ta parë!
PërgjigjuFqinjet tane bejne dipllomaci kta tanet hajduteri vrasje dhe droge. Po mir mor shoku po me Edi Ramen, Sali Berishen, Lulzimin me ze te trashe, Ilir Meten apo Kryemadhin do te shkojme perpara ne? A e kupton sa pak vlejme.
Eshte e turpshme nga Rama qe te deklaron keso deklarata te pamatura,nese Shqiperia po fundoset si shtet perse duhet te merre me vete dhe Maqedonin e cilla per Shqiperi eshte Japoni..me shekuj large..kjo Shqiperi me keta politikan me kete popullate tmerrisht te varfer mendor dhe socjale veshtire qe do hyne per 100-150 vite te ardhshme ne Europ..por te mos humbe kohe duhet shikue mundesia per Unionin Afrikan..
PërgjigjuJane te mbaruar keta. I ndihmon dhe nuk ta dine per asgje.
PërgjigjuTe mbaruar jemi ne mer shok, qe edhe nje nga shtetet e fundit qe ka ngelur pa u integruar kerkon trajtim veçmas duke menduar se ne I prishim pune! A kupton se ku jemi katandisur? Te kerkojme tek vetja në rradhe te pare, qe mos Te lejome tjeret te na shohin si nje shtet pa shtet.