Drejtoria e Tatimeve ka zbardhur të dhëna në lidhje me aplikimet e paketës së dytë financiare për përfitimin e pagës 40 mijë lekë për ata punonjës që nuk përfituan nga paketa e parë.
Deri më datë 4 maj 2020 kanë aplikuar gjithsej 98 mijë e 130 punonjës dhe u është miratuar pagesa 84 mijë e 826 punonjësve.
Kjo pagesë është një e vetme dhe aktualisht e kanë marrë 75 mijë e 818 punonjës, ndërsa u është refuzuar 3137 punonjësve për arsye të ndryshme.
Drejtoria e Tatimeve është në proces verifikimi për 10 mijë e 167 aplikime të tjera. Aktualisht me paketën e dytë financiare janë paguar mbi 3 miliardë e 32 milionë lekë.
Nga bonusi prej 40 mijë lekësh tashmë do të përfitojnë edhe 22 mijë familje me pamundësi ekonomike që kanë dalë nga ndihma ekonomike për shkak të pikëzimit, po ashtu do të përfshihen edhe punonjësit e rafinerisë së Ballshit.
Disa ditë më parë ministrja e Financave, Anila Denaj tha se të gjithë subjektet apo individët, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare të paketës së dytë, por kërkesa e tyre është refuzuar apo nuk i është dhënë mundësia për të aplikuar duhet të plotësojnë formularin-ankesë që ndodhet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Binaj emërohet drejtori i ri i Tatimeve
2 Tetor 2024, 19:39
-
Tatimet letër bizneseve: Deklaroni pagat reale të punonjësve brenda 20 tetorit 2024 ose gjobë
2 Tetor 2024, 15:31
-
Tatimet kërkojnë ‘foletë’ offshore ku biznesmenët transferojnë paratë! Informacione në 77 shtete
26 Shtator 2024, 17:13
-
Tatimet nisin auditimin e pasurisë së milionerëve, në sitë 33 të parët! Makinat e luksit e të tjera do të ballafaqohen me pasurinë e deklaruar
23 Shtator 2024, 19:08
-
Dha dorëheqjen Ceno Klosi, Ministri firmos: Elidjana Çela drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve përkohësisht
15 Qershor 2024, 09:07
-
Jep dorëheqjen Ceno Klosi, nga Tatimet shkon zv-ministër tek MIE! Elidjana Celaj do të jetë drejtoreshë e komanduar e Tatimeve
4 Qershor 2024, 15:31
-
Tatimet korrigjojnë parapagimin e kësteve të tatimit te profesionet e lira, i ulin me rreth 30%
31 Maj 2024, 07:47
-
Tatimi i profesioneve të lira, administrata tatimore sqaron përditësimin e kodit ekonomik për bizneset
28 Maj 2024, 09:47
-
Profesionistët e lirë përballë faturës së kësteve, Tatimet për Report Tv: S’ka gabime tatimi, bazohen në vetëdeklarimin e tyre, u janë njohur shpenzimet
28 Prill 2024, 14:10
-
Edhe 5 ditë afat, mbi 73 mijë persona duhet të dorëzojnë DIVA-n! Tatimet për Report TV: Vjet ishin mbi 49 mijë individë në më shumë se 1 punë
25 Prill 2024, 15:55
-
Profesionet e lira, vërshojnë ankesat në tatime për rishikimin e këstit të tatimit
25 Prill 2024, 11:11
-
Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve
24 Prill 2024, 13:35