Dy hajdutë janë arrestuar në Vlorë, pasi akuzohen për 8 vjedhje të kryerja në muajt e fundit. Ata kanë vjedhur para cash dhe orendi me vlerë 710 mijë lekë dhe 1870 euro. Operacioni i koduar "Orenditë" çoi në pranga R. A. 39 vjeç dhe A. B. 54 vjeç, të dy banues në Vlorë, të dënuar më parë për vjedhje.
Policia ka publikuar pamjet e momenteve kur dy hajdutët të qetë, me kokën mbuluar dhe duart në xhepa futeshin në banesa për të vjedhur. Hajdutët janë identifikuar nga kamerat e sigurisë. Në bashkëpunim me njëri tjetrin dy vlonjatët bënë kërdinë duke vjedhur madje edhe në kohën e karantinës në pandemi.
Ata vidhnin banesa, kryesisht ato të cilat i kishin pronarët jashtë shtetit duke marrë pajisje elektroshtëpiake, veshje, bizhuteri, lekë etj.
Vjedhjet për të cilat akuzohen dy të arrestuarit
Më datë 11.01.2020, në lagjen "Partizani" Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit H. Gj., (i cili jeton jashtë shtetit), orendi shtëpiake me vlerë rreth 100.000 lekë;
Më datë 29.01.2020, në lagjen "Hajro Çakërri" Vlorë, kanë vedhur në banesën e shtetasit K. Sh., materiale me vlerë rreth 200.000 lekë;
Më datë 12.03.2020, në lagjen "Rilindja" Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit E. C., 1000 euro, 120.000 lekë dhe disa bizhuteri me vlerë rreth 50.000 lekë;
Më datë 08.05.2020, në lagjen "Partizani" Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. S., orendi shtëpiake me vlerë 40.000 lekë;
Më datë 10.05.2020, në lagjen "Lirimi" Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetases S. B., sende elektroshtëpiake me vlerë rreth 870 euro;
Më datë 17.05.2020, në lagjen "29 Nëntori" Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit T. T., (i cili jeton jashtë shtetit), 2 televizorë me vlerë 50.000 lekë;
Më datë 20.05.2020, në lagjen "10 Korriku" Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetases R. B., bizhuteri me vlerë rreth 100.000 lekë;
Më datë 29.05.2020, në lagjen "15 Tetori" Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit E. K., sende me vlerë rreth 150.000 lekë;
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
Vlorë/ Atentat ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, 30 vjeçari rëndë në spital! Plagoset dhe një kalimtar, tregtar fruta perimesh! Autorët djegin makinën në Panaja (VIDEO + EMRAT)
18 Dhjetor 2024, 21:50
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg
18 Dhjetor 2024, 17:08
-
Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona
18 Dhjetor 2024, 17:02
-
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
18 Dhjetor 2024, 10:04
-
Arrestohet hajduti i biçikletave në Vlorë, momenti kur kryen një nga grabitjet
17 Dhjetor 2024, 12:00
-
I vuri tritol lokalit ‘The Boss’ në Lungomare, Gjykata e Vlorës lë në burg 28-vjeçarin! Selamaj zgjedh heshtjen (VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:38
-
Vlorë/ Rekrutonin shtetas të huaj për aktivitet kriminal, Gjykata lë në qeli ukrainasin dhe bjellorusin, liron 2 të tjerët për mungesë provash (EMRAT+VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Vlorë/ Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, Prokuroria kërkon arrest me burg për autorët
16 Dhjetor 2024, 12:55
-
Policia operacion kundër shpërndarësve të drogës në Vlorë, Sarandë e Delvinë, 12 të arrestuar, 1 në kërkim
16 Dhjetor 2024, 10:57
-
Itali/ Shqiptari me precedentë kapet me ‘Mercedes Class’, hyri ilegalisht pas dëbimit! 4 ‘skifterët’ çajnë rrethimin policor dhe arratisen
15 Dhjetor 2024, 21:13
Nqse emrin e Enverit e bëjmë ideologji atehere kjo do të quhej Enverëri. Shqiptarit i duhet vetëm Enverëria! Feja e shqiptarit duhet të jetë Enverëria, vetëm ajo e bën zap! Enveri i jepte punë të detyruar edhe nxënësit nën emërtimin “puna prodhuese” me qellim qe rinia ta kishte mendjen tek puna e mirësia dhe jo tek dembelizmi prostitucioni, hashashi dhe atentatet. Kur gjith diten rrugeve e trotuareve e kafeneve mendon atentatet dhe vjedhjet qe të nxjerresh para. PRANDAJ SHQIPTARIN E SHPETON ENVERËRIA ! FEJA E SHQIPTARIT ESHTE ENVERËRIA !
PërgjigjuQelbesira vlonjate
PërgjigjuHajduta ka ne te gjithe qytetet e vendit, mos ofendo pa lidhje.