Shkoder- Dimri duket se ka ardhur më herët se në zonat e tjera të vendit në Vermosh të Malësisë së Madhe, ku janë regjistruar reshjet e para të dëborës.
Një ftesë kjo për ata që shijojnë turizmin malor. Magjia e bardhësisë që të ofron bora, është fantastike.
Vermoshi është një ndër destinacionet turistike në Qarkun e Shkodrës, jo vetëm sa i përket klimës malore, por edhe për të apasionuarit e alpinizmit.
Qeveria synon të nxisë dhe turizmin malor.
Në profilin e facebook të kryeministrit Edi Rama janë postuar pamjet me dron të kësaj zone si "një ftesë ndjellëse për të shijuar Alpet edhe gjatë dimrit falë aksesit të lehtë rrugor”, shkruhet në postim.
Në Vermosh shtëpitë tradicionale alpine, sot janë kthyer në bujtina mikpritëse për vizitorët.
Fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë, Vermoshi është një luginë me origjinë akullnajore, e vendosur në lartësinë 1100 metra mbi nivelin e detit.
Në të dyja anët e luginës, ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme dhe të veshura me pyje dhe kullota. Vermoshi shquhet për panoramën e tij, si dhe për reshjet e dëborës që zgjasin afro 100 ditë në vit.
Aktivitetet kryesore të cilat mund të zhvillohen në Vermosh, janë ngjitjet malore në Malësinë e Marlules apo edhe shëtitjet në luginat e thella alpine të Lepushës dhe Cemit.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapet tenderi 364 mln euro për ndërtimin e Milot-Balldre! Jepet për 35 vite me koncesion! Autostrada 17 km do jetë me pagesë
19 Dhjetor 2024, 13:53
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)
19 Dhjetor 2024, 09:37
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave
18 Dhjetor 2024, 15:03
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42