Më datë 8 Dhjetor, në Sheshin Skënderbej do të zhvillohet aktiviteti ‘Parkingu nëntokësor’.
Aktiviteti nis në orën 12.00 dhe është menduar si një hapësirë informuese, argëtuese dhe shërben për të rritur ndërveprimin mes të rinjëve dhe aktorëve që ndikojnë dhe veprojnë në këtë fushë.
Aktiviteti është konceptuar një ndërthurje mes ofertës së institucioneve shtetërore, universiteteve, sektorit bankar, organizatave rinore dhe ndërkombëtare dhe nevojave rinore, ndërsa është organizuar nga Ministria i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.
Gjithashtu të pranishme do të jenë organizata sportive me 5 disiplina të ndryshme të cilat shërbejnë dhe inkurajojnë një stil jete aktiv për të rinjtë dhe do të ofrojnë mundësi për të rinjtë të përfshihen në sport dhe të provojnë aktivitete sportive për zhvillim fizik dhe shëndet të qëndrueshëm.
Në kuadër të fillimit të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në aktivitet do të ftohen gjithashtu përfaqësitë diplomatike të vendeve të BE-së dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe përfshirjes së të rinjve në aktivitete dhe projekte ndërkombëtare.