Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian AFET janë miratuar raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Menjëherë pas miratimit kanë reaguar edhe të dy raportuesit Isabel Santos dhe Ilhan Kyuchyuk.
“Ne mirëpresim një hap tjetër thelbësor në procesin e zgjerimit - prezantimin e kuadrit ligjor të negociatave, i cili, pasi të finalizohet, do të drejtojë bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne u bëjmë thirrje Shteteve Anëtare që të miratojnë tekstet e kuadrit ligjor pa vonesë, duke lejuar që të mblidhen konferencat e para ndërqeveritare për secilin vend deri në fund të këtij viti”, thuhet në deklaratën e Santos dhe Kyuchyuk.
Ata kanë kërkuar edhe njëherë nga vendet anëtare hapjen e mënjëhershme të bisedimeve të pranimit në BE. Duke theksuar edhe njëherë që negociatat do të kërkojnë angazhime të mëtejshme për të zbatuar në mënyrë efektive kuadrin ligjor BE dhe për të përmbushur aspiratat e qytetarëve.
Në raportet e miratuara ditën e djeshme është vlerësuar përkushtimi i Tiranës zyrtare për integrimin evropian, fqinjësi të mirë dhe zbatimin e reformave që lidhen me procesin e integrimeve. Megjithatë deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar që reformat në sistemin e drejtësisë të të vazhdojnë të zbatohen, që zgjedhjet e muajt prill të zhvillohen sipas standardeve demokratike, duke nënvizuar se ato do të jenë një test për konsolidimin e procedurave demokratike dhe arritjes së stabilitetit të qëndrueshëm politik.
Në raportin për Maqedoninë e Veriut kërkohet që të vazhdohen përpjekjet për forcimin e demokracisë, për luftën kundër korrupsionit dhe të përmirësohet gjendja e lirisë së mediave dhe shoqërisë civile. PE-ja u ka bërë Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, pengesës kryesore për anëtarësimin e vendit në BE që përmes dialogut konstruktiv të kërkojnë gjetjen e një kompromisi.
Të dyja këto shtete kandidate janë në pritje të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Këshilli i BE-së tashmë ka marrë vendimin që të nisin bisedimet, por nuk ka caktuar datën se kur do të ndodhë një gjë e tillë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake
19 Dhjetor 2024, 16:07
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel
18 Dhjetor 2024, 22:53
-
Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?
18 Dhjetor 2024, 20:44
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor 2024, 16:17
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Dialogu/ Laçak flet pas takimeve në Bruksel: Të themelohet Asociacioni, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
Hapet gara për ndërtimin e hekurudhës Vorë - Hani i Hotit, Gonzato: Ndihmon lëvizjen ekologjike dhe zhvillon turizmin! Shqipëria po ecën me reformat, BE e mbështet
18 Dhjetor 2024, 10:49
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
Ah si do nxihet nga inati tabakhonja syneperke e shqupit per kete lajm te mire
Përgjigju