Partitë e Mediut, Ndokës, Dules dhe Shehut nuk do marrin asnjë lekë për zgjedhjet e 25 prillit, ja arsyeja, shpëton PDIU-ja e Idrizit
Dashamir Shehu, Agron Duka, Nard Ndoka, Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu
Partia Republikane me në krye Fatmir Mediun, PBDNJ me në krye Vangjel Dulen, LZHK me në krye Dashamir Shehin dhe PDK me në krye Nard Ndokën, sipas ligjit zgjedhor, nuk do të përfitojnë asnjë lekë nga buxheti i shtetit, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Aleatët e Lulzim Bashës i penalizon fakti se në zgjedhjet parlamentare të 2017 u përfshinë në listat e Partisë Demokratike, për të marrë një mandat deputeti, duke fshirë partitë e tyre nga bilanci i rezultatit zgjedhor. Pika 1 e nenit 88 të Kodit Zgjedhor parashikon që vetëm partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje dhe që kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave në shkallë vendi në zgjedhjet më të afërta pararendëse të të njëjtit lloj, përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit, në bazë të numrit të votave që secila parti ka marrë në ato zgjedhje.
PBDNJ, LZHK dhe PDK nuk morën pjesë në zgjedhjet e 2017, pasi kryetarët e tyre u përfshinë në listat e PD-së. Nga ana tjetër, Partia Republikane, edhe pse kryetari i saj Fatmir Mediu mori mandatin nën siglën e PD-së, mori pjesë në zgjedhjet e 2017. Por, megjithatë, Partisë Republikane nuk i takon asnjë qindarkë, pasi nuk arriti të marrë mbi 1 % të votave, që është edhe kusht ligjor. PR-ja mori 3.217 vota ose 0,20%. Në kushte të tjera është Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, e cila në zgjedhjet e 2017 ka marrë 4.8 % të votave. Por, që të përfitojë para, PDIU duhet që të regjistrohej në zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe partia e Shpëtim Idrizit është regjistruar.
Nuk do të përfitojnë para nga buxheti i shtetit për zgjedhjet e 25 prillit as Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, pasi në zgjedhjet e 2017 ka marrë vetëm 0.3 % të votave, por as PSD-ja e Tom Doshit, e cila në 2017 ka marrë 0.95 % të votave. Ndërkaq, për partitë e tjera që kanë marrë më shumë se 1% të votave në 2017 dhe që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, do të shpërndahen fondi më vonë se 5 ditë nga regjistrimi i listave të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Rezultati në zgjedhjet e 2017
Kodi Zgjedhor, ndarja e fondeve për partitë
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor 2024, 16:22
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'
18 Dhjetor 2024, 11:06
-
PD: Të zgjerohet falja e gjobave, paratë mbrapsht kujt pagoi! Fshini detyrimet për ujë e drita dhe gjobat e policisë
18 Dhjetor 2024, 10:51
-
Shtyhet seanca për masakrën e Gërdecit, revoltohet Mediu: Ç'punë kam unë me kalibrat e municioneve që më hetojnë, isha ministër
18 Dhjetor 2024, 10:20
-
Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur
18 Dhjetor 2024, 10:02
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor 2024, 21:41
Nje foto banditesh
Përgjigjushushunjat e sistemit ,ben mediu sikur ks 1 milion vota vari lesht
Përgjigju