Pak orë pas betimit zyrtarisht si president i Bjellorusisë, Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se nuk e njeh Aleksandër Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë.
"Shtetet e Bashkuara nuk mund ta konsiderojnë Aleksandër Lukashenko udhëheqësin legjitim të Bjellorusisë. Rruga drejt të ardhmes duhet të jetë i përcaktuar nga një dialog mes palëve e cila do tu jepte popullit bjellorus të drejtën për të zgjedhur liderët e tyre në zgjedhje të drejta dhe lira, të vëzhguara nga ekspertë të pavarur. "
Të njëjtin qëndrim mban edhe BE. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se “Unioni Europian nuk i njeh rezultatet e falsifikuara të zgjedhjeve në Bjellorusi. Bazuar në këtë, i ashtuquajturi inaugurim i 23 qershorit dhe mandati i ri, i pretenduar nga Aleksandër Lukashenko, nuk kanë asnjë legjitimitet demokratik”.
Ndërkohë akti më i fundit Aleksandër Lukashenkos si president i vendit prej 26 vitesh në pushtet ka acaruar dhe irrituar qytetarët bjellorusë të cilët u mblodhën në sheshin qendror të Minskut. Oficerët tentuan të shpërndajnë turmën me ujë por kjo shkaktoi më tepër tension tek protestuesit që prej javësh duan largimin e Lukashenkos.
Anëtarët e opozitës, e krahasuan ceremoninë e djeshme me një mbledhje hajdutësh. Nga fillimi i kundërshtimeve shumë protestues dhe gazetarë janë arrestuar nderkohë që liderët kryesorë të opozitës janë detyruar të largohen nga vendi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
19 Dhjetor 2024, 16:49
-
Intervista e fundit e Parashqevi Simakut dhe bashkëshortit të saj Robert Nolfe, uronin shqiptarët për festat (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 16:27
-
Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake
19 Dhjetor 2024, 16:07
-
VIDEOLAJM/ Karvani meksikan i emigrantëve vijon rrugëtimin drejt SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:58
-
Guvernatori i Kalifornisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme për gripin e shpendëve
19 Dhjetor 2024, 15:18
-
Trump rrëzon buxhetin e përkohshëm të SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:12
-
Putin i drejtohet kombit: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në
19 Dhjetor 2024, 13:20
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!
19 Dhjetor 2024, 08:39
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel
18 Dhjetor 2024, 22:53
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
Fiks si Salih Berishoviç qenka ky
Përgjigju