Pas inspektimeve të konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit (Lexo këtu), kryeministri Edi Rama ka inspektuar Qytetin Studenti ku kanë nisur punimet për rikonstruksionin e godinave të para. Investimet për kushte më të mirë në konvikte është një nga tetë kërkesat e studentëve të cilët protestuan për 17 ditë me radhë përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë.
"Në Qytetin Studenti, ku edhe aty është ngritur kantieri i parë i konvikteve, falë një projekti me Agjencinë turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe me fonde të buxhetit të shtetit shumë shpejt do të krijohen kushtet optimale akomoduese për studentët. Atyre që e kanë shkruar pikën 1 të 8 kërkesave të studentëve, u them se plani ynë për përmirësimin e kushteve në konvikte, ka nisur të zbatohet kohë më parë. Por, nga ana tjetër, kjo pikë e artikuluar së fundmi, si një kërkesë e studentëve, është një shtysë e nevojshme për të ecur më shpejt", shkruan kreu i qeverisë në Facebook.
Rama tha se synohet që deri në fund të mandatit qeverisës, Qyteti Studenti por edhe të gjitha konviktet në vend, të jenë transformuar dhe të ofrojnë kushte dhe standarde optimale për studentët.
"Me aktin normativ i kemi kaluar Bashkisë së Tiranës 3 mln dollarë për të vazhduar me konviktet. Ambicia është që brenda mandatit të gjitha konvitet e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë të vijnë në standarde optimale, me kushte optimale, duke pasur parasysh që janë godina ekzistuese. Do të vijojmë paralelisht me Bashkinë e Tiranës projektin për kampusin universitar që sidoqoftë është një proiblem më vete sa i takon pronësisë. Dhe kjo është arsyeja pse kampusi nuk është nisur dot sepse kemi një situatë shumë të rëndë me pronat, me privatizimet e bëra, me llotot e klubet, pra një katastrofë. E rëndësishme është që jemi shumë të qartë se çfarë do të bëjmë", theksoi kryeministri.
Rama kërkoi ndërprerjen e procesit të legalizimit për objektet e ndërtuara pa leje brenda territorit të Qytetit Studenti.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor 2024, 17:42
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor 2024, 17:40