Britania e Madhe ka sanksionuar politikanët serbë të Bosnjës, Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq, për shkak të përpjekjeve të tyre për të minuar legjitimitetin e Bosnje-Hercegovinës. Sanksionet, të cilat përfshijnë ngrirje të aseteve dhe ndalesë në udhëtim, janë të parat kundër zyrtarëve në Bosnje, që bëhen të ditura nga Mbretëria e Bashkuar.
Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss ka akuzuar dy zyrtarët se janë trimëruar nga agresioni i presidentit rus, Vladimir Putin në Ukrainë.
“Të dy politikanët janë duke minuar me qëllim paqen e fituar me vështirësi në Bosnje-Hercegovinë”, ka thënë Truss.
“Të inkurajuar nga Putini, sjellja e tyre e pamatur kërcënon stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor”.
Duke reaguar ndaj sanksioneve, Dodik ka thënë se do të ndërpresë marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar. Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Dodik ka thënë se nuk brengoset për sanksionet, pasi nuk ka asnjë pronë në Britani dhe se nuk ka qenë atje tash e 10 vjet.
Më 5 janar të këtij viti, Departamenti amerikan i Shtetit ka vënë po ashtu sanksione ndaj Dodikut. Departamenti amerikan i Thesarit pati thënë atëbotë se sanksionet shprehin përkushtimin e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, për të promovuar llogaridhënien “për ata, që mes tjerash, minojnë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj marrëveshjeve afatgjata të paqes".
Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.
Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990. / Marrë nga REL
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentat në Moskë, vritet gjenerali Kirillov dhe asistenti i tij! Ishte ngarkuar me ruajtjen e armëve bërthamore! Shpërthimi me 300 gr eksploziv pranë Kremlinit! Kievi pranon autorësinë
17 Dhjetor 2024, 08:31
-
Lufta/ Merkel: S’e prisja që Putin ta pushtonte Ukrainën, të mos e lejojmë të fitojë! Rusia sulmon me 50 dronë, Kievi shkatërron kolonën armike të karburantit
16 Dhjetor 2024, 09:11
-
Sirena lufte nga Putin, jo vetëm në fushëbetejë: Të gjithë janë kundër meje
14 Dhjetor 2024, 18:32
-
Goditja e rëndë për Rusinë, si shërbimi sekret ukrainas eleminoi shkencëtarin e raketave të Putinit
14 Dhjetor 2024, 15:36
-
Rënia e regjimit të Bashar al-Assad/ Diktatori do qëndrojë në një rezidencë sekrete në Moskë
13 Dhjetor 2024, 19:12
-
Nga 1 janari qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës mund të udhëtojnë me letërnjoftim në Kosovë
13 Dhjetor 2024, 08:50
-
Erdogan takon Orban: Bashkëpunim me BE-në për të rindërtuar Sirinë
12 Dhjetor 2024, 19:56
-
Nga 'zhdukja' e avionit te zemërimi i Putin, si e organizoi Rusia arratisjen e Assad nga Siria?
12 Dhjetor 2024, 19:52
-
SHBA/ Ceremonia e betimit në janar, Trump nuk fton Putin, por i dërgon ftesë presidentit kinez
12 Dhjetor 2024, 16:44
-
Trump nuk e ka ftuar Putinin në ceremoninë e betimit si president i SHBA
12 Dhjetor 2024, 13:42
-
Fluturimi sekret rus për të shpëtuar Assadin! Ishte Putin ai që e bindi që të ikte nga Siria
12 Dhjetor 2024, 13:15
-
Ish-gjenerali i shërbimeve sekrete ruse: Siria ishte një barrë e panevojshme, por Erdogan e poshtëroi Putinin
10 Dhjetor 2024, 20:09