Pas skandalit u largua nga politika, zbulohet puna e re që do të bëjë ish-kancelari austriak Sebastian Kurz
Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz
Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz ka një punë të re. Në tetor, Kurz dha dorëheqjen si kreu i qeverisë pasi hetuesit kontrolluan zyrën e tij dhe zyrën e partisë së tij OVP. Dyshimet ishin për korrupsion.
Pas dorëheqjes ai u tërhoq plotësisht nga politika. Vendimi nuk ishte i lehtë për të, tha ai në një konferencë për shtyp të mbledhur brenda një kohe të shkurtër.
“Megjithatë, ndjej mirënjohje të madhe për gjithçka që kam arritur të bëj në dhjetë vitet e fundit”, tha Kurz në atë kohë.
Tani vjen një lajm tjetër për Kurz. Siç shkruan Kronen Zeitung, ish-kancelari ka gjetur një punë të re. Sipas mediave, Kurz do të nisë punën për një kompani globale me seli në San Francisko në shkurt.
Gazeta shton se Kurz duhet të jetojë një “jetë klasike menaxheriale në rrugën SHBA-Vjenë-Gjermani-Zvicër” në periudhën e ardhshme.
Dhe, për sa i përket politikës, padyshim që është një kapitull i përfunduar për të.
Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz njoftoi më 2 dhjetor se po tërhiqet nga politika, pothuajse dy muaj pasi dha dorëheqje nga posti. Kurz ishte i përfshirë në një skandal korrupsioni. Njoftimi për tërheqje nga politika përmbyll karrierën spektakolare të Kurzit i cili u bë kancelar në moshën vetëm 31-vjeçare, me çka u bë kreu më i ri i ndonjë qeverie i zgjedhur në mënyrë demokratike, në vitin 2017.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Po lëviznin me makinë pa rrip sigurimi, shoferët tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore
12 Dhjetor 2024, 13:21
-
Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme
11 Dhjetor 2024, 16:14
-
DASH nderoi Altin Dumanin si kampion kundër korrupsionit, Ambasada amerikane: Frymëzim për ata që besojnë në fuqinë e të vërtetës! SHBA do vijojë të punojë me SPAK
10 Dhjetor 2024, 07:38
-
Sekretari Blinken nderon sot 10 kampionë kundër Korrupsionit nga e gjithë bota
9 Dhjetor 2024, 15:40
-
Basha shpalos programin e Demokratëve Euroatlantikë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit: Gjykatë për Kontrollin e Shtetit! Ndryshime në Ligjin Anti-Mafia
9 Dhjetor 2024, 15:01
-
Ambasada e SHBA-së dhe ajo gjermane mesazh në Ditën kundër Korrupsionit: Jemi bashkë në luftën ndaj tij! Van Horn: SPAK është anti korrupsioni
9 Dhjetor 2024, 14:17
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor 2024, 13:35
-
Tiranë/ Të droguar në timon dhe tentativë për korrupsion të efektivëve! 2 në pranga, njëri prej tyre grek
22 Tetor 2024, 12:27
-
Korrupsion dhe pastrim parash, ish-presidenti i Perusë dënohet me 20 vjet burg
22 Tetor 2024, 09:52
-
Afera e Inceneratorëve/ SPAK shtyn me 3 muaj afatin hetimor për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, i mbyll më 22 Dhjetor
23 Shtator 2024, 11:19
-
Korrupsioni, një betejë që duhet fituar
6 Shtator 2024, 12:13
-
E Ngarkuara me Punë e SHBA takon kreun e SPAK: T'i japim fund pandëshkueshmërisë! 'Luftë' korrupsionit dhe krimit të organizuar
28 Gusht 2024, 18:16
Cudi. Kryeminister Austrie dhe do punoje??? Pse si ka bere leket o? Ky Berrisha, apo Meta yne jane milionere. Rama eshte milardier. Cne ky mavri me boje.
Përgjigju