Pas vdekjes së bashkëshortes, shtrohet në spital George Bush
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush, është shtruar në spitalin e Houston për shkak të një infeksioni, menjëherë pas ceremonisë mortore të bashkëshortes së tij Barbara.
George H.W. Bush
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush, është shtruar në spitalin e Houston për shkak të një infeksioni, menjëherë pas funeralit të bashkëshortes së tij Barbara.
Zëdhënësi i ish presidentit, Jim McGrath, shkroi në rrjetin twitter se 93 vjeçari Bush po "u përgjigjet trajtimeve dhe duket se po shërohet". Ai është pranuar të dielën në spitalin Methodist të Houstonit, pas një infeksioni që u përhap në gjak, tha zoti McGrath, njofton VoA.
Kjo ngjarje ndodhi pasi Barbara Bush, u varros të shtunën në një ceremoni në të cilën morën pjesë i shoqi, dhe ish presidentët, Bill Clinton, Barack Obama, George W. Bush dhe bashkëshortet e tyre si dhe zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump.
Bushi i madh, përdorë një karrocë dhe një skuter elektrik për të lëvizur për shkak të sëmundjes së Parkinsonit dhe i është nënshtruar trajtimit në spital disa herë gjatë viteve të fundit për shkak të problemeve me frymëmarrjen.
I lindur më 12 qershor të vitit 1924, në Milton të Massachusettsit, ai shërbeu edhe si ligjvënës, drejtor i CIA-s dhe nënpresident i Ronald Reaganit. Gjithashtu, George Herbert Walker Bush, shërbeu si presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1989 deri në vitin 1993.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Karvani meksikan i emigrantëve vijon rrugëtimin drejt SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:58
-
Guvernatori i Kalifornisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme për gripin e shpendëve
19 Dhjetor 2024, 15:18
-
Trump rrëzon buxhetin e përkohshëm të SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:12
-
Putin i drejtohet kombit: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në
19 Dhjetor 2024, 13:20
-
Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!
19 Dhjetor 2024, 08:39
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët
18 Dhjetor 2024, 21:00
-
SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
18 Dhjetor 2024, 19:41
-
Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet
18 Dhjetor 2024, 18:58
-
SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun
18 Dhjetor 2024, 17:29
-
Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump
18 Dhjetor 2024, 17:12