Kombëtarja shqiptare e futbollit luan dy ndeshje të rëndësishme për grupin E kualifikues të Euro 2024. Më 7 shtator kuqezinjtë përballen në Pragë kundër Çekisë në 20:45, teksa data 10 i gjen "shqiponjat" e Sylvinhos në Tiranë, aty ku presin Poloninë po në 20:45.
Këtë të mërkurë djemtë tanë do lënë Shqipërinë dhe do udhëtojnë drejt Pragës, ndërsa për kanalet e komunikimit të FSHF-së folën dy risitë e këtij grumbullimi, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku.
Dyshja shprehet e emocionuar që kanë një fanellë kuqezi veshur, teksa kujtojmë se ata më parë ishin pjesë e Kosovës, por pa mundur të luajnë me ekipin A të Dardanëve, duke vendosur që t'i bashkohen Shqipërisë.
Futbollisti i Rubin Kazan në Rusi, Mirlind Daku ka thënë se gjithçka po shkon mirë, përtej peripecive për të marrë dritën jeshile për të luajtur me Kombëtaren.
"Ndihem shumë mirë, kemi pasur këto problemet për të marrë 'dritën e gjelbër' për të përfaqësuar Kombëtaren. Po falë Zotit u krye dhe tepër mirë jam në këto ditët e para. Gjithçka është shumë mirë", tha Daku.
Nga ana tjetër, Arbnor Muja i Antwerp ka thënë se kjo është një ndjenjë fenomenale për të qenë si kuqezi. Më tej mesfushori-sulmues tha se nëna e tij ishte më e lumtura kur mori vesh ftesën për në Kombëtare.
"Jam mirë, njësoj edhe unë. Një ndjenjë fenomenale për të ardhur këtu, për t'u takuar me djemtë, për të njohur stafin. Reagimi pas ftesës? Më së pari telefonova familjen, krenari e madhe për ta edhe për mua. Nëna ime ka qenë më e lumtura kur e mori vesh", tregoi Arbnor Muja.
Për grupin E kualifikues të Euro 2024, Çekia me shtatë pikë mban vendin e parë pas tre ndeshjeve, ndjekur nga Shqipëria me gjashtë pikë dhe Moldavia me pesë pikë (një ndeshje më shumë). Polonia mban vendin e katërt me tre pikë dhe Ishujt Faroe në fund me një pikë.
S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë
18 Dhjetor 2024, 11:52
-
U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!
18 Dhjetor 2024, 09:57
-
Ish-trajneri i Kosovës Bylblyl Sokoli për 'Report TV': Serbët në Tiranë do sillen si pulat, mund të fitojmë!
17 Dhjetor 2024, 14:06
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor 2024, 17:02
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor 2024, 14:07
-
Superliga/ Teuta 'i fik dritat' Egnatias, i mposht 2-1 dhe i heq mundësinë e kreut! Skënderbeut 2-2 ndaj Bylis, Dinamo kryeson pas gjysmës së sezonit
15 Dhjetor 2024, 18:48
-
Ikin dritat në stadiumin e Durrësit, Teuta - Egnatia ndërpritet për pesë minuta
15 Dhjetor 2024, 17:20
-
Bëma nga Kategoria e Tretë, miqtë braktisin ndeshjen dhe gjithë ekipi ndëshkohet me karton të verdhë
15 Dhjetor 2024, 16:41
-
Superliga/ Tirana në pikë të hallit, Dinamo e mposht 2-1 në derbi dhe merr kreun! AF Elbasani ndal 2-2 Partizanin në kryeqytet, Vllaznia fiton kundër Laçit
14 Dhjetor 2024, 21:08
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor 2024, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00