Parlamenti izraelit (Knesset) zgjodhi personin e parë homoseksual, përfaqësuesin e partisë Likud, Amir Ohana, si kryetar të këtij organi legjislativ.
Ohana, i vetmi ministër në qeverinë izraelite dhe i vetmi anëtar i Likud që haptazi ka deklaruar se është homoseksual, falënderoi familjen në fjalimin inaugurues dhe tregoi emrin e bashkëshortit, Alon.
“Unë premtoj se do të bëj çmos që të jem i denjë për besimin që më keni dhënë”, tha ai para anëtarëve të Knesset.
Gjatë fjalës së tij, Ohana theksoi se qeveria e re “nuk do të dëmtojë asnjë fëmijë apo asnjë familje”, në një përpjekje për të zbutur tonet kundër komunitetit LGBTI nga disa parti të koalicionit.
Ohana falënderoi Netanyahun për “guximin dhe besimin” që i ka dhënë deri më tani dhe tha se ai dhe lideri i Likudëve, “kanë bërë së bashku një rrugë të gjatë” dhe “me ndihmën e Zotit do të vazhdojnë”.
Duke zënë një nga pozicionet më të rëndësishme strategjike në Knesset, kryeparlamentari ka një ndikim të rëndësishëm në axhendën dhe ritmin legjislativ, si dhe në zhvillimin e seancave.
Qeveria e Izraelit u betua të enjten. Qeveria do të drejtohet nga kryetari i Likud-ëve, Benjamin Netanyahu, i cili u betua për herë të gjashtë në postin e kryeministrit izraelit. Rezultati i votimit të plenumit ishte 63-5, me të gjithë ligjvënësit e koalicionit që votuan në favor me përjashtim të Judaizmit të Bashkuar të Torahut MK Yaakov Tesler, i cili ishte jashtë shtetit.
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nju Jork/ Guri-tabelë i gdhendur i Dhjetë Urdhërimeve del në ankand, është 1500 vite i vjetër! (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 09:46
-
Netanyahu: Trupat izraelite do të kontrollojnë një zonë neutrale brenda Sirisë për një periudhë të pacaktuar
17 Dhjetor 2024, 21:29
-
Reuters: Netanyahu drejt Kairos për armëpushimin në Gaza
17 Dhjetor 2024, 17:20
-
VIDEO/ Bomba izraelite në Siri shkakton tërmet
16 Dhjetor 2024, 16:06
-
Qeveria izraelite miraton plan për zgjerimin e vendbanimeve në Lartësitë Golan
15 Dhjetor 2024, 19:43
-
Pse Izraeli pushtoi malin më të lartë të Sirisë vetëm disa orë pas rënies së Bashar al-Assadit?
15 Dhjetor 2024, 13:04
-
Shtëpia e Bardhë publikon strategjinë për luftim të urrejtjes kundër myslimanëve dhe arabëve
13 Dhjetor 2024, 10:10
-
Lufta në Gaza/ Sulmi izraelit në kampin e Nuseiratit, numri i viktimave rritet në 33
13 Dhjetor 2024, 07:21
-
Nga Izraeli, bëhen thirrje për ndarjen e Sirisë në tre shtete! Ja cilat janë ato
12 Dhjetor 2024, 17:18
-
OKB miraton rezolutë për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pranohet nga shumica! Izraeli dhe SHBA kundër
12 Dhjetor 2024, 13:54
-
Trupat izraelite nisin të tërhiqen nga Libani! Rezoluta e OKB-së bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve
12 Dhjetor 2024, 07:27
-
Bilalli në ‘Studio Live’: Procesi në Hagë ka tendencë të njollosë Kosovën! Turqia më e fituara në Siri, Erdogani e luajti mirë shahun
11 Dhjetor 2024, 19:29