Ish deputeti socialist Spartak Braho ka komentuar në Report Tv përçarjen e Partisë Demokratike. Ai thotë se Apeli nuk do t’i japë partinë Berishës. Ndërsa e cilësoi këtë të fundit si një kufomë politike.
“Berisha nuk është më faktor politik, është kadavër, kufomë politike, populli i thootë xhenaze. Ai ka 5 mijë, 10 mijë, 100 mijë mbështetës i ka, një pjesë e tyre janë idealist, një pjesë patriot, ka nga ata të mashtruarit të gënjyerit. Nuk ka parti. Zyrtarisht PD është partia që është vendosur në gjykatë, komanduar nga Alibeaj. Apeli nuk e njeh Berishën, sepse s’ka arsye ligjore ta njohë”, tha Braho në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj.
Lajmi kryesor:
Ish-deputeti Spartak Braho paralajmëron: Do ketë arrestime të bujshme, SPAK do vërë në pranga ministra e ish-ministra
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)