Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Tiranë Emanuel Salinas, u pyet gjatë një konference për mediat me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me korrupsionin në qeveri si edhe ish-ministrat që janë arrestuar apo që janë në hetim. Përfaqësuesi i BB-së u shpreh se me qeveria ka qenë shumë bashkëpunuese dhe se çdo investim i tyre në vendin tonë ka qenë transparent dhe i qartë. Sipas Salinas përvoja në Shqipëri ka qenë e gjitha në përputhje me standardet dhe rregullat e Bankës Botërore.
‘Nuk mund të flas për treguesit e organizatave të tjera mendoj se nga ana e BB-së ne jemi të vëmendshëm dhe të vetëdijshëm që qeverisja është një punë në progres dhe përmirësimi i qeverisjes është pjesë e vlerave tona dhe objektit tonë. Sa herë që bashkëpunojmë me qeverinë jemi të kënaqur. Çdo gjë është transparente është e qartë që paratë alokohen në mënyrë të përsosur dhe të qartë. Përvoja jonë në Shqipëri me projektet që kemi zbatuar është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregullat tona. Jemi të angazhuar për të përmirësuar qeverisjen aty ku BB mund të kontribuojë.’- u shpreh Salinas.
Drejtori i zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Emanuel Salinas tha po ashtu se përmes qeverisjes elektronike, Shqipëria ka një rezultat shumë të mirë për uljen e ryshfetit kur njerëzit shkojnë të marrin dokumentat qeveritarë. Sipas tij, Shqipëria ka arsye për të qenë krenar për rezultatet e arritura në fushën e qeverisjes digjitale.
“Kjo është një mënyrë produktive për të trajtuar këto çështje si korrupsioni, sepse në radhë të parë përkthehet edhe në ulje të mundësive për korrupsion, edhe në kursim mjaft të rëndësishëm për personat që ndërveprojnë me autoritetet apo agjencitë. Kjo për ne është një gjë e prekshme apo reale. Ne e shohim si një gjë të rëndësishme. Kemi një fillim dhe një trend shumë të mirë me potencialin për të shkuar përpara. S’ka më ryshfete kur njerëzit shkojnë të marrin dokumente pasi merren online. Për E-Albania duhet të jemi krenar pasi ka një trend shumë të mirë dhe do të punojmë dhe më shumë.’, tha Salinas.
Lajmi kryesor:
Rama: Në 2022, rekord në eksport e turizëm, rezultatet sollën planin për rritjen e pagave, s'do marrim borxh! Përfaqësuesi i Bankës Botërore: Investim 900 mln euro për disa projekte
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025
18 Dhjetor 2024, 13:33
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor 2024, 17:42