Përgjimet, Molla dërgoi Euro meautobus të shpëtonte korrierin e 3 - Shqiptarja.com

Përgjimet, Molla dërgoi Euro me
autobus të shpëtonte korrierin e 3

Insistimi i ndërtuesit të pallateve Jurgen Molla dhe kosovarit Arif Çiço për të sjellë sa më parë në Shqipëri sasinë e heroinës, ka sjellë shkëmbimin e qindrave mesazheve telefonike, mesazhe këto që prokuroria dhe policia zbuluan dhe ekzistencën e një grupi tjetër trafikantësh Shqiptarë në Greqi. Ngatërresa e dy korrierëve turq Erol Beril dhe Songul Erek të cilët kishin qëndruar në distancë të madhe kilometrike me njëri-tjetrin, solli dhe rritjen e komunikimeve mes Jurgen Mollës, Arif Çiços, Anesti Koromanit dhe Shyqyri Kotorrit. Ky i fundit i thotë Jurgenit që korrierët le të lidhen vetë, pasi kanë telefon me vete.

Por të gjitha këto komunikime dhe ky plan për të trafikuar drogë i janë transmetuar nga prokuroria dhe policia shqiptare qëndrës së DEA Amerikane në Selanik dhe policisë helene, e cila gjatë goditjes së grupit në dhjetor 2015, jo vetëm që arrestoi dy korrierët dhe vuri në pranga dhe 8 persona të tjerë të cilët shpërndanin heroinë në Greqi për llogari të ndërtuesit Shqiptar Shyqyri Kotorri.


 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit