Përplasja mes Ina Zhupës dhe Erion Braçes, gazetari Bala: Ka kohë që nuk i them më sallë, por 'stallë' parlamenti - Shqiptarja.com

Përplasja mes Ina Zhupës dhe Erion Braçes, gazetari Bala: Ka kohë që nuk i them më sallë, por 'stallë' parlamenti

 

Anri Bala kritikoi parlamentin pas incidentit të fundit mes Erion Braçes dhe Ina Zhupës, duke e quajtur sallën një “stallë” ku dominon injoranca dhe fyerjet. Ai thekson se këto përplasje janë pasojë e vendimeve të liderëve politikë, duke zëvendësuar debatet me tensione dhe batuta të shëmtuara, që dëshmojnë mungesë substancë politike.

'Problemi i parlamentit ishte sot ai irritomi i zotit Bardhi, që më duket si trajneri që i thotë lojtarit hidhur që të marri karton kundërshtari. Zonja Zhupa e kaloi me të qeshur, atë situatë dhe iu përgjigj me të njëjtin regjistër zotit braçe. Nuk më duket çudi për atë lloj zhurme. Unë e quaj atë sallë, stallë. Janë produkt i këtyre subjekteve politike. Kanë vendosur injorantë, dallkaukë, kriminale, finokë të poshtër', tha Bala.

 

 


Lajmi kryesor:

'Frontline'/ Dash Shehi: Përplasjet në parlament, kënaqësi perverse! Kulluri: Bëjnë garë kush serviloset më shumë! Soko: U ka mbaruar karburanti, janë steril


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit