FIER- Pickimet nga merimangat dhe gjarpërinjtë po kthehen në një fenomen shqetësues në këto temperatura të larta. Mjeku intoksikolog, Lulëzim Banushaj foli për ‘Report Tv’ duke shpjeguar se në spitalin e Fierit janë paraqitur 10 raste nga pickimi i merimangës dhe 5 raste nga kafshimi i gjarprit dhe nëpërkës. Mjeku u shpreh se pacientët janë paraqitur në spital në gjendje shoku, pa puls, pa tension e me dhimbje të forta trupi.
Fatmirësisht, deri më tani mjeku tha se nuk ka pasur asnjë humbje jete, por vetëm raste shumë të rënda, të cilat kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore nga bluzat e bardha të spitalit të Fierit. Ndërsa theksoi se spitali i Fierit e ka në dispozicion të gjithë kurën e nevojshme që përdoret në këto raste.
Sipas mjekut pickimet nga merimangat janë më të rrezikshme se ato të gjarpërinjve. Banushaj tregoi se shpesh qytetarët pickohen kur punojnë tokën bujqësore.
“Kemi pasur rreth 10 raste me merimangë, merimanga të ndryshme, merimanga është më helmuese se zvarranikët, me ato që kemi parë ne vijnë deri në gjendje shoku toksik, pa puls, pa tension, me dhimbje shumë të forta të gjoksit dhe dhimbje muskulare, kryesisht dhimbje mesi. Nuk ka pasur humbje jete, por ka pasur raste të rënda, dhe këto kryesisht ndodhin gjatë punësve bujqësore. 4 nëpërka dhe 1 gjarpër, por jo raste të rënda. Ilacet që na duhen dhe janë në qarkullim i kemi në dispozicion”, tha mjeku Banushaj.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pacientja ndërroi jetë, prokuroria e Fierit dërgon për gjykim mjekun e urgjencës së spitalit! Akuzohet për neglizhim në trajtimin mjekësor
15 Nëntor 2023, 15:07
-
Shega e Karavastasë
20 Shtator 2023, 21:19
-
Kandidati i PD-së për Mallakastrën, Agron Kapllanaj takohet me banorët: Jetesa e vështirë prej mungesës së vëmendjes! Kanë nevojë për rrugë, ujë dhe mbështetje
30 Prill 2023, 16:36
-
Grip dhe viroza, urgjencat plot në Vlorë e Fier, mjeku: Dominojnë sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes
9 Janar 2023, 17:10
-
9 punonjës të një fabrike ulliri dërgohen në spitalin e Fierit! Policia: Dyshohet se janë helmuar nga parfumi i njërës prej tyre
8 Shtator 2022, 10:57
-
Po luante me bombolën e oksigjenit, humb jetën fëmija 2 vjeç në Fier
21 Gusht 2022, 13:56
-
Zjarr në katin e parë të spitalit të Fierit, merr flakë makineria e larjes së grafive! Pacientët zhvendosen te spitali 'Memorial'
6 Korrik 2022, 10:18
-
Pas festave fëmijët në urgjencë me COVID-19 dhe virozë, pediatrja në Fier: 110 vizita në ditë, shkak grumbullimet
5 Janar 2022, 18:30
-
E rëndë, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni në Fier, dërgohet me urgjencë në spital
3 Janar 2022, 18:09
-
Aksident në aksin Lushnjë-Berat, dy makina përfundojnë me 'kokë' në kanal, 5 persona të plagosur
7 Shtator 2021, 18:58
-
Spitali memorial i Fierit 100 operacione me sukses në 3 muaj! Pacientja: Falë doktorit jam gjallë
21 Gusht 2021, 15:46
-
Shërbime të reja në Spitalin Memorial Fier, Manastirliu: Hapet Njësia e Hemodinamikës për ndërhyrjet në zemër dhe ato neurologjike
27 Korrik 2021, 17:42