Pjesë e kombëtares shqiptare, 21-vjeçari firmos kontratë me Juventusin - Shqiptarja.com

Pjesë e kombëtares shqiptare, 21-vjeçari firmos kontratë me Juventusin

Pjesë e kombëtares shqiptare, 21-vjeçari firmos kontratë me Juventusin

Giacomo Vrioni, sulmuesi i kombëtares shqiptare, është zyrtarisht pjesë e klubit të Juventusit në Itali. Futbollisti i datëlindjes 1998 ka firmosur me kampionët e Italisë, ndërsa do të jetë pjesë e ekipit të U-23.

21-vjeçari që nga 2015 ka qenë pjesë e Sampdoria-s, ndërsa më pas ka luajtur me skuadra si Pistoise, Venecia dhe Cittadella. Sezonin e fundit në Seria B Vrioni është aktivizuar në katër ndeshje, ndërsa tani do të ketë mundësinë të tregojë vlerat me bardhezinjtë.

Vrioni ka shtetësinë shqiptare dhe nënshtetësinë italiane, ndërsa në formimin e tij si futbollist numëron paraqitje edhe me ekipet e moshave të kombëtares ‘axurre’.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit