Bashkë-drejtuesja politike e PS-së në Shkodër, Mirela Dodaj, akuzoi Bashkinë Shkodër për përkeqësim të situatës së pastrimit në qytet. Në një deklaratë për mediat, Dodaj tha se edhe pse Bashkia premtoi se do të jepej një zgjidhje, qyteti nuk është pastruar.
“Edhe pse u tha se brenda 24 orësh situata e pastrimit në qytetin e Shkodrës do të merrte një zgjidhje, të gjithë jemi dëshmitar të një dështimi të këtij shërbimi nga Bashkia e Shkodrës. Si drejtuese e PS Shkodër, por në radhë të parë si banore e Shkodrës, i bëj thirrje Kryetarit të Bashkisë Shkodër, si institucioni përgjegjës për këtë situatë që të braktisë pushimet dhe të kthehet aty ku i takon në krye të punëve të qytetit të Shkodrës. Është e papranueshme një situatë e tillë, një kontratë e harruar me qëllim, duke i ofruar Shkodrës një situatë e cila kishte vite që nuk ndodhte. Kush mban përgjegjësi për një situatë të tillë të papranueshme ?! Në temperatura 40 gradë Celsius, në kulmin e sezonit turistik të gjithë në bashki harruan kontratën e pastrimit që është A-ja e shërbimit ndaj qytetarëve ?!”, u shpreh Dodaj.
Dodaj tha se situata është aq e rënduar, sa për shkak të mbeturinave të shpërndara kudo nëpër qytet, ekziston rreziku i ndonjë “epidemie”.
“Përballë këtyre kushteve, dhe në një situatë që mund të vazhdojë gjatë për shkak të keqmenaxhimit dhe paaftësisë së administratës së Bashkisë Shkodër për të zgjidhur situatën e krijuar, i duhet angazhimi i të gjithë institucioneve përgjegjëse për të shpëtuar shkodranët nga ky keqmenaxhimin i cili rrezikon prag epidemie, me mbeturina që i sheh në çdo rrugë të Shkodrës. Jemi përballë një alarmi mjedisore, duhet të reagojmë sot, nesër është shumë vonë, për shkodranët dhe familjet e tyre”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Plehrat mbulojnë Shkodrën! Angoni 24 orë afat kryebashkiakut Spahia! PD e Alibeajt: Qyteti, peng i interesave! Bashkia e ‘Rithemelimit’: Po marrim masa
D.GJ/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapet tenderi 364 mln euro për ndërtimin e Milot-Balldre! Jepet për 35 vite me koncesion! Autostrada 17 km do jetë me pagesë
19 Dhjetor 2024, 13:53
-
Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)
19 Dhjetor 2024, 09:37
-
Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave
18 Dhjetor 2024, 15:03
-
Bashkia e Shkodrës ‘harron’ urimin për Krishtlindje, famullitari i Shkodrës: Pse me e fsheh, kur dikush është në festë?!
17 Dhjetor 2024, 09:28
-
Shkodër/ Kanosi dhe goditi me grusht punonjësin e Policisë Bashkiake, arrestohet autori
16 Dhjetor 2024, 16:00
-
Shkodër/ Ujësjellësi investoi 14 milion lek, banorët e Postribës: Uji vjen sërish i ndotur, problematika s'është zgjidhur! Të ndalet aktiviteti i guroreve
16 Dhjetor 2024, 14:41
-
Tentoi të kalonte kufirin me kanabis në makinë, arrestohet në Muriqan 35-vjeçari nga Kosova
16 Dhjetor 2024, 13:53
-
VIDEOLAJM/ Mbahet në Shkodër Kupa e Kombit në Paragliding! Pilotë nga rajoni e më gjerë pjesëmarrës në edicionin e parë
16 Dhjetor 2024, 08:50
-
Rritet çmimi i druve në Pukë, pensionistët në vështirësi: S’mund të sigurojmë ngrohjen, pensionet janë të ulëta
15 Dhjetor 2024, 15:20
-
Hapet tregu i rikonstruktuar i Rusit në Shkodër, investimi 36.6 mln lekë! Tregtarët: Të kënaqur
15 Dhjetor 2024, 13:24
-
Festat e fundvitit/ AKU shton kontrollet në Shkodër, 22 gjoba me vlerë 1.8 milionë lekë
15 Dhjetor 2024, 10:06
-
Dëshmia e Ipeshkvit Katolik të Shkodrës: Si ushtarët gjermanë, flinin e hanin në makina dhe mes popullit
14 Dhjetor 2024, 22:40