Po kryeministri Rama kur do të bëj vizitë zyrtare në Çamëri?
Rama dhe Mitsotakis në Himarë
Vizita e sotme e kryeministrit grek në Himarë ishte një vizitë e cila ka dy këndvështrime:
- Normale, nëse Greqia në gjithë këto vite do të kishte treguar një vëmendje të sinqertë
-Tepruar, sepse qëndrimet e Athinës në këto 30 vite nuk kanë pasur orientimin e politikë europiane në lidhje me qëndrimet minoritare, por mund të themi qëndrime në ndërhyrjen e çështjeve të brendshme të Shqipërisë e ndoshta edhe për të cenuar hapur sovranitetit e Shqipërisë e pse jo edhe në mënyra jo të drejtpërdrejta edhe për tjetërsim territoresh!
Është bërë çështja e minoritetit grek në Shqipërisë sikur të ishte një çështje shtetërore pas një historie dhune apo shtypje. Në fakt, sot, minoriteti grek është një minoritet që gëzon të gjitha të drejtat që do i kishte zili çdo minoritet në Greqi. Vende si Greqia dhe Serbia kanë një problem të përbashkët: minoritetet i lidhin me çështje territoriale duke i konsideruar kërcënim për sovranitetin dhe jo si një pasuri për shoqëritë e vendeve të tyre dhe në këtë optikë shikojnë e trajtojnë edhr minoritetet e tyre në vendet fqinje!
Problemi i Shqipërisë është se: për arsye të fqinjësisë së mirë dhe nevojës për integrim europian është sjellë me inferioritet duke mos vendosur asnjëherë kushtin e "reciprocitetit". Kjo ka bërë të sillemi si vasal dhe në të drejtën tonë e në vendin tonë! Ballkani nuk shërohet nga psikozat e nacionalizmave. Sot, në vizitën e Kryeministrit grek, valvitej flamuri i Greqisë sikur të ishim në një territor grekë! Imagjinoni sikur Kancelari Gjerman të vizionte Lorenën sot, me tendencat që ka politika greke në Himarë ose sikur Presidenti italian të bënte një vizitë të tillë në Nicë me idenë se kjo ka qenë territor italian!
Shpresoj që në një të ardhme të mos ketë ndonjë ide për asocionin e komunave greke në Jugun e Shqipërisë edhe pse Rithemelimi e bëri fakt të kryer duke i lënë dules të drejtën për zgjedhjet lokale pikërisht në këto zona që ishte sot Kryeministri grekë. Nëse do të kishim "këllëqe" si shtet e do të kishim forcë për reciprocitet, atëherë vizita e radhës duhet të jetë e Ramës në Çamëri i cili duhet të betohet për çështjen e pronave të shqiptarëve ashtu siç u betua kryeministri grekë!
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca
18 Dhjetor 2024, 22:18
-
Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë
18 Dhjetor 2024, 21:32
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore
18 Dhjetor 2024, 14:11
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
Njè pyetje kam. A do guxonte Miçua i Taqos, tè vizitonte Dulen, po tè kishim patur Enver Hoxhèn dhe ushtrinè e tij? A do kishim duruar vrasès si Beleri tè na shisnin karshillèk? A do guxonte ndokush nga "minoritarèt" tè shante Shqipèrinè dhe shqiptarèt? Si e quajtèn Enverin kèta? Diktator? Shihni nè YouTube pamje nga vizita e Enverit nè Dropull, ka qenè njèherè. Edhe minjtè e arave rrinin gatitu. Sot, "kryeministri" ,bèn gaztorin kur Miçua hapet prapanicash.!!!
Përgjigju