5 persona të cilët dyshohen se do të kryenin sulme terroriste janë arrestuar në Kosovë.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se pas një hetimi disa mujor, dhe zbatimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, me urdhër të kësaj prokurorie, është zhvilluar një operacion nga ana e Policisë së Kosovës, respektivisht nga Drejtoria Kundër Terrorizmit që ka rezultuar me pesë persona të arrestuar.
Prokuroria Speciale njofton se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë të zjarri, dron, si dhe armë anti-tankë.
“Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 paragrafi 1lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 paragrafi 2 i KPRK-së”, thuhet nga prokuroria.
Prokuroria njofton se personat e njëjtë dyshohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 2 i KPRK-së.
Po ashtu, Prokuroria Speciale bën të ditur se brenda afateve kohore ligjore do të bëjë kërkesë për caktim të paraburgimit për pesë personat e ndaluar.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryepolici Ilir Proda zhvillon vizitën e parë jashtë vendit, zgjedh Kosovën! Takohet me homologun Gazmend Hoxha: Bashkëpunim për goditjen e krimit dhe trafiqeve
12 Nëntor 2024, 14:37
-
Pakistan/ Sulm terrorist në stacionin e trenit, kamikazi vret 24 persona, 40 të plagosur! Ushtria e Balochistanit e merr përsipër, ja momenti i shpërthimit (VIDEO)
9 Nëntor 2024, 08:05
-
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit merr përsipër sulmin terrorist në Turqi: ‘U planifikua shumë gjatë, s’kishte motive politike!’ Emrat e autorëve dhe detajet
25 Tetor 2024, 11:41
-
Sulmi në terrorist në Turqi/ Vijojnë bastisjet turke në Siri, 27 të vdekur
25 Tetor 2024, 08:17
-
Sulmi në Ankara/ Turqia bombardon 32 objektiva të terroristëve në Irak dhe Siri (VIDEO)
24 Tetor 2024, 07:26
-
Turqi/ Sulm terrorist në Ankara, shpërthim dhe të shtëna me armë në kompaninë e hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, 5 viktima dhe 22 të plagosur
23 Tetor 2024, 15:48
-
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person
20 Shtator 2024, 11:45
-
Vizita e Papës në Indonezi/ Arrestohen 7 terroristë të dyshuar: Po përgatitnin një sulm, u gjet edhe material propagandistik i ISIS!
7 Shtator 2024, 08:00
-
Alarmi i terrorizmit pas Solingenit, strategjia e re e ISIS: Fëmijë xhihadistë, radikalizim dhe shënjestra rastësore në vende publike
26 Gusht 2024, 09:38
-
Sulmi terrorist i planifikuar në koncertin e Taylor Swift në Vjenë, këngëtarja: U frikësova nga kërcënimet
22 Gusht 2024, 17:21
-
Planifikuan sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift, policia austriake arreston 2 persona! Njëri nga Maqedonia e Veriut
7 Gusht 2024, 21:19
-
Izrael, sulm terrorist pranë Tel Avivit! Një person sulmon me thikë 4 kalimtarë, 2 vdesin. Vritet dhe atentatori palestinez
4 Gusht 2024, 10:43