SHKODËR- Dy persona janë arrestuar pasi u kapën në flagrancë duke transportuar në mënyrë të paligjshme 9 shtetas algjerianë me destinacion Malin e Zi dhe pastaj vendet e BE-së.
Në pranga kanë rënë A. A., 30 vjeç dhe F. H., 45 vjeç. Burime zyrtare bëjnë me dije se dy personat u arrestuan në afërsi të PKK Hani i Hotit dhe u kapën teksa me mjetet e tyre po transportonin 9 shtetas të huaj algjerianë dhe tunizianë.
Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“.
Njoftimi i Policisë
Shkodër/ Parandalohet dhe goditet një tjetër tentativë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Operacion nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Arrestohen në flagrancë dy persona, për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, të cilët transportonin 9 shtetas algjerianë.
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin dhe goditjen e tentativës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, pas një pune të mirorganizuar u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe;
F. H., 45 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe;
Arrestimi i tyre u bë, pasi në afërsi të PKK Hani i Hotit u kapën teksa me mjetet e tyre po transportonin 9 shtetas të huaj algjerianë dhe tunizianë, me destinacion Malin e Zi dhe pastaj vendet e BE-së. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapet tenderi 364 mln euro për ndërtimin e Milot-Balldre! Jepet për 35 vite me koncesion! Autostrada 17 km do jetë me pagesë
19 Dhjetor 2024, 13:53
-
Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)
19 Dhjetor 2024, 09:37
-
Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave
18 Dhjetor 2024, 15:03
-
Opozita në Malin e Zi si ajo në Shqipëri, deputetët hedhin tymuese në komision pas debatit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
18 Dhjetor 2024, 12:48
-
Kreu i SPAK dhe Kryeprokurori Special i Malit të Zi nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
17 Dhjetor 2024, 18:36
-
Bashkia e Shkodrës ‘harron’ urimin për Krishtlindje, famullitari i Shkodrës: Pse me e fsheh, kur dikush është në festë?!
17 Dhjetor 2024, 09:28
-
Shkodër/ Kanosi dhe goditi me grusht punonjësin e Policisë Bashkiake, arrestohet autori
16 Dhjetor 2024, 16:00
-
Shkodër/ Ujësjellësi investoi 14 milion lek, banorët e Postribës: Uji vjen sërish i ndotur, problematika s'është zgjidhur! Të ndalet aktiviteti i guroreve
16 Dhjetor 2024, 14:41
-
Tentoi të kalonte kufirin me kanabis në makinë, arrestohet në Muriqan 35-vjeçari nga Kosova
16 Dhjetor 2024, 13:53
-
VIDEOLAJM/ Mbahet në Shkodër Kupa e Kombit në Paragliding! Pilotë nga rajoni e më gjerë pjesëmarrës në edicionin e parë
16 Dhjetor 2024, 08:50
-
Rritet çmimi i druve në Pukë, pensionistët në vështirësi: S’mund të sigurojmë ngrohjen, pensionet janë të ulëta
15 Dhjetor 2024, 15:20
-
Hapet tregu i rikonstruktuar i Rusit në Shkodër, investimi 36.6 mln lekë! Tregtarët: Të kënaqur
15 Dhjetor 2024, 13:24