Kanë shkëlqyer mbrëmjen e së shtunës yjet në Butrint. Poezitë e Timo Fllokos e shndërruan amfiteatrin historik në një natë që nuk i ngjan asnjë tjetre. Sopranoja e përmasave botërore Nino Matchaize dhe zëri i pakrahasueshëm i tenorit Saimir Pirgu iu bashkuan interpretimeve të aktorëve e këngëve me poezitë e Fllokos që ndër dekada i këndojmë të gjithë.
Luiza Xhuvani, Ema Andrea, Nik Xhelilaj dhe Kristian Koroveshi, studentë të profesor Fllokos, ishin aty bashkë me emrat më të njohur të muzikës shqiptare, Redon Makashi, Pirro Çako, Ledina Çelo, Marsela Çibukaj, Arilena, Rovena Dilo e Soni Malaj.
Nën kujdesin e paarritshëm të regjisores Vera Grabocka, çdo zë i mbrëmjes të së shtunës ishte i kuruar në të gjitha detajet.
Interpretimi i pazakontë i dirigjentit të Orkestrës së Teatrit të Operës dhe Baletit, Jacobo Sipari di Pescasceroli, ishte një shfaqje më vete.
Nata e yjeve në Butrint u mbyll me yllin e tyre, të bijën, Lindën, që la mbresa të panjohura të i gjithë publiku i zgjedhur i këtij produksioni.
Interesi i të ftuarve kaloi çdo parashikim dhe e ktheu këtë natë në një ngjarje të paharrueshme të poezive të Timo Fllokos që do të mbetet gjatë në kujtesë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Atentat ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, 30 vjeçari rëndë në spital! Plagoset dhe një kalimtar, tregtar fruta perimesh! Autorët djegin makinën në Panaja (VIDEO + EMRAT)
18 Dhjetor 2024, 21:50
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg
18 Dhjetor 2024, 17:08
-
Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona
18 Dhjetor 2024, 17:02
-
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
18 Dhjetor 2024, 10:04
-
Arrestohet hajduti i biçikletave në Vlorë, momenti kur kryen një nga grabitjet
17 Dhjetor 2024, 12:00
-
I vuri tritol lokalit ‘The Boss’ në Lungomare, Gjykata e Vlorës lë në burg 28-vjeçarin! Selamaj zgjedh heshtjen (VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:38
-
Vlorë/ Rekrutonin shtetas të huaj për aktivitet kriminal, Gjykata lë në qeli ukrainasin dhe bjellorusin, liron 2 të tjerët për mungesë provash (EMRAT+VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Vlorë/ Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, Prokuroria kërkon arrest me burg për autorët
16 Dhjetor 2024, 12:55
-
Policia operacion kundër shpërndarësve të drogës në Vlorë, Sarandë e Delvinë, 12 të arrestuar, 1 në kërkim
16 Dhjetor 2024, 10:57
-
Vlorë/ Shpërndanin kanabis në doza, arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim një tjetër
15 Dhjetor 2024, 13:50
-
Vlorë/ Shfrytëzonte të rinj nga Ukraina bashkë me 4 të tjerë, i rekrutonin si shpërndarës droge, vihet në pranga 24-vjeçari
15 Dhjetor 2024, 11:29