Policia rrethon Aeroportin e Athinës/ Alarm për sulm terrorist në avionin e nisur drejt Nju Jorkut, Franca mbyll hapësirën ajrore
Harta tregon momentin e kthimit të avionit
Një avion i tipit 'Boeing 777' i kompanisë Emirates me 246 persona në bord (228 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit) i nisur nga Athina për në Nju Jork u detyrua të kthehej në Greqi, teksa ishte mbi Sardenjë, pas një alarmi për terrorizëm të lëshuar nga autoritetet greke.
Nuk është e qartë për momentin se cila ishte arsyeja e alarmit, por mediat lokale flasin për një pasagjer të dyshimtë të raportuar nga CIA.
Burimet italiane sqarojnë se sapo avioni ishte në hapësirën ajrore italiane, qendra e kontrollit të zonës së Brindisit mori alarmin e terrorizmit nga kolegët grekë. Në atë moment, kontrollorët italianë dërguan komunikimin e urgjencës tek francezët, sepse fluturimi me numër EK209 ishte në drejtim të Korsikës, ku ky i fundit urdhëroi kthimin e avionit.
Sipas raportimit të Flightradar24, avioni bëri disa xhiro midis Olbia dhe Alghero, në veri të Sardenjës dhe më pas vazhdoi drejt jugut, në Mesdhe, ku italianët “ja dorëzuan” autoriteteve malteze dhe më pas avioni u fut në hapësirën ajrore greke ku u ul në aeroportin e Athinës në orën 21:07 me orën italiane. Gjithashtu raportohet se avioni është shoqëruar gjatë uljes me avionë luftarakë.
Mediat greke sqarojnë se CIA raportoi pranë shërbimeve sekrete të Athinës praninë e një pasagjeri të mundshëm të dyshimtë në një fluturim të Emirates për në Dubai apo Nju-Jork. Megjithatë, në atë moment, fluturimi direkt për në SHBA ishte nisur tashmë, ndërsa ai i destinuar për në Dubai nuk është kontrolluar ende për të gjithë pasagjerët e tij dhe fluturimi është nisur me disa orë vonesë. Në fluturimin e kthimit, kontrollet u kryen më pas në një zonë larg terminalit kryesor. Nuk ka koment nga autoritetet e aeroportit të Athinës dhe as nga kompania Emirates.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor 2024, 16:17
-
'Albania', fjala më përdorur në Itali për 2024-ën
18 Dhjetor 2024, 15:59
-
Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj e strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar
18 Dhjetor 2024, 15:44
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor 2024, 12:08
-
New Yorku qyteti më i pasur në botë, arsyet që e bëjnë metropolin financiar të globit
18 Dhjetor 2024, 08:28
-
Nga 1 janari 2025, Milano do ndalojë pirjen e duhanit në ambiente publike
17 Dhjetor 2024, 21:18
-
Koha kur Parashqevia nisej në Korçë për koncert, por përfundonte maleve në zbor
17 Dhjetor 2024, 20:44
-
Dhunoi partneren me sende të forta në prani të fëmijës, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
17 Dhjetor 2024, 17:28
-
Në burg prej 2021 për trafik droge, rëndohen akuzat për kapon e ultrasve të Milanit! Sky ECC nxjerr bashkëpunëtorin e tij të ngushtë shqiptar (EMRI)
17 Dhjetor 2024, 16:47
-
Jonila Godole për Parashqevi Simakun: Ajo dashuronte Enver Hoxhën! I ka kënduar Partisë edhe pas viteve ‘90
17 Dhjetor 2024, 16:26
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor 2024, 15:10
-
Evi Kokalari: Ka shumë gjëra që nuk shkojnë me 'shpëtimin' e këngëtares Parashqevi Simaku
17 Dhjetor 2024, 13:15