Polonia dërgon trupa në Finlandë për të mbrojtur kufirin me Rusinë
Foto ilustruese e ushtarëve të Polonisë
Polonia do të dërgojë trupa në Finlandë për të mbrojtur kufirin me Rusinë, shkroi në X (ish-Twitter) drejtori i Zyrës Polake për Sigurinë Kombëtare, Jacek Sievera.
"Ka një kërkesë zyrtare nga aleatët për të ofruar mbështetje përpara se të ndodhë një sulm hibrid në kufirin finlandez. Polonia synon t'i përgjigjet pozitivisht kërkesa e aleatit dhe partnerëve tanë të NATO-s në BE. Një grup këshilltarësh ushtarakë do të japin informacion në vend për çështjet e sigurisë kufitare, duke përfshirë edhe nivelin operacional", tha Severa.
Finlanda vendosi të mbyllë pikat kufitare me Rusinë për shkak të fluksit të shtuar të emigrantëve, teksa autoritetet vendase akuzojnë Kremlinin se po i mbështet ata për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.
Ndërkohë që Kremlini e cilësoi irracional vendimin e Finlandës për mbylljen e kufijve. Finlanda ka filluar të bllokojë hyrjen nga territori rus për shkak të fluksit të emigrantëve të paligjshëm. Më parë, rojet kufitare finlandeze duhej të përdornin gaz lotsjellës kur emigrantët u përpoqën të hynin ilegalisht në kampe nga Rusia, raportojnë mediat e huaja.
Që nga 18 nëntori, katër pika kufitare në kufirin Finlandë-Rusi janë mbyllur dhe më 22 nëntor qeveria finlandeze vendosi të mbyllë pothuajse të gjitha pikat kufitare. Aktualisht funksionon vetëm një pikë kufitare, e vendosur në Lapland.
Dje u bë e ditur se Finlanda ka vendosur të mbyllë të gjitha pikat kufitare në kufirin me Rusinë. Vendimi për mbylljen e kufirit lindor do të hyjë në fuqi të enjten (22 Nëntor) në orën 00:00 (ora lokale) dhe do të jetë në fuqi deri më 13 dhjetor.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake
19 Dhjetor 2024, 16:07
-
Putin i drejtohet kombit: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në
19 Dhjetor 2024, 13:20
-
SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
18 Dhjetor 2024, 19:41
-
Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump
18 Dhjetor 2024, 17:12
-
Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus
18 Dhjetor 2024, 16:43
-
Ja si u arratis Assad nga Siria! Nga përdorimi i 2 avionëve tek ndihma e Turqisë
18 Dhjetor 2024, 16:21
-
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
18 Dhjetor 2024, 15:42
-
Lufta/ Vrasja e gjeneralit të armëve bërthamore Kirillov, arrestohet 29-vjeçari uzbek, i dyshuar edhe një person i dytë! Moska: I rekrutuar nga Kievi!
18 Dhjetor 2024, 08:18
-
BE nis hetimin ndaj TikTok pas dyshimeve për ndërhyrje në zgjedhjet rumune
17 Dhjetor 2024, 17:56
-
Lufta Rusi-Ukrainë, Donald Trump: Do të bisedoj me Putin dhe Zelenskyn, duhet të bëhet një marrëveshje
16 Dhjetor 2024, 22:37
-
Bashar al Assad flet për herë të parë pas largimit nga Siria: Nuk kam menduar kurrë të jap dorëheqjen, rusët më evakuuan
16 Dhjetor 2024, 14:58
-
VIDEO/ Transportonte 40 cisterna naftë për ushtrinë ruse, ukrainasit godasin me raketa amerikane trenin
15 Dhjetor 2024, 19:19