Presidenti Begaj dekoron me titullin 'Mjeshtër i Madh' piktorin e njohur Helidon Haliti
Helidon Haliti dhe Bajram Begaj
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ditën e sotme ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i madh” piktorin Helidon Haliti me motivacionin: “Me mirënjohje për veprimtarinë e pasur artistike në artin figurativ, i vlerësuar si piktori “Mjeshtër i akuareleve’’ dhe si intelektual i angazhuar në edukimin e shoqërisë me vlera kulturore dhe artistike. Në vlerësim të promovimit të artit shqiptar nëpërmjet ekspozitave brenda dhe jashtë vendit, duke kontribuar në rritjen e imazhit të Shqipërisë.”
Presidenti Begaj në fjalën e tij cilësoi se Helidon Haliti është një piktor modern bashkëkohor dhe surrealist në kufijtë e realizmit magjik, siç e përcaktojnë edhe kritikët e artit, por frymëzimi tij nga temat shqiptare e bën atë më të veçantë, gjithashtu e bën vlerësimin që i jepet sot më kuptimplotë.
Miq nga bota e artit dhe familjarë të mjeshtrit të madh, Haliti, ishin sot të pranishëm në Institucionin e Presidentit të Republikës për të ndjekur dekorimin e tyre, si dhe për të ndarë së bashku emocionet e një vlerësimi të merituar, dedikuar punës së tyre si një trashëgimi e lënë për artistët e rinj.
Artisti Helidon Haliti është një ndër artistët tanë më të njohur dhe kontributi i tij është nderuar me çmime të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai është vlerësuar për një kontribut të madh kryesisht në 15 vitet ë qëndrimit të tij në Greqi, në organizimin e ekspozitave të ndryshme si dhe prezantimin e Artit dhe Kulturës Shqiptare në shtetin helen. Me kthimin e tij në Shqipëri, vlen të theksohet që artisti Helidon Haliti ka një kontribut të gjerë prej 17 vitesh.
Haliti është ndër emrat më të rëndësishëm të artit bashkëkohorë Shqiptarë, një artist shumë i njohur me artin e tij si në Shqipëri dhe jashtë saj, pjesëmarrës në shumë bienale dhe ekspozita ndërkombëtare, mbi 5 ekspozita personale, i nderuar me çmime të kalibrit të lartë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një artist mjaft i vlerësuar nga kritikë e studiues arti. Veprat e tij janë pjesë e muzeumeve dhe galerive , si dhe koleksionistëve të ndryshëm në Shqipëri dhe jashtë saj
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi: Cili është personazhi i vitit me më shumë ndikim në zhvillimet e vendit
16 Dhjetor 2024, 12:21
-
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, presidenti Begaj: Secili nga ne mund të japë kontributin e tij, veçanërisht të rinjtë
10 Dhjetor 2024, 10:08
-
Sot ‘Dita e Rinisë’/ Begaj: Frymëzohemi nga akti politik i 'Dhjetorit 1990', për të bërë realitet aspiratën 'E duam Shqipërinë si gjithë Evropa'
8 Dhjetor 2024, 09:22
-
Presidenca ndriçohet nga dritat e festave, kreu i shtetit i ndez bashkë me fëmijët! Koncert dhe dhurata për të vegjlit
6 Dhjetor 2024, 19:32
-
Zgjedhjet parlamentare 2025 do të mbahen më 11 maj! Presidenti Bajram Begaj dekreton datën: E nevojshme për të mundësuar votën e diasporës
5 Dhjetor 2024, 15:41
-
Presidenti Begaj në Itali: Do mbështes çdo nismë që forcon lidhjet midis arbëreshëve, shqiptarëve dhe Italisë! Ndërtojmë ura bashkëpunimi
4 Dhjetor 2024, 18:44
-
A është Shqipëria një vend i ngrohtë për bashkëqytetarët me aftësi ndryshe?
3 Dhjetor 2024, 20:49
-
‘Sfidë aksesi në hapësirat publike dhe punësimi!’ Presidenti dhe Kisha Katolike solidaritet me personat me aftësi të veçanta
3 Dhjetor 2024, 15:26
-
Dita Ndërkombëtare e Personave më Aftësi të Kufizuar, Begaj: Ju jeni shembulli i vërtetë i përkushtimit dhe kurajës
3 Dhjetor 2024, 09:29
-
Presidenca hedh shortin/ Zgjidhen 9 anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025! Sokol Sadushi kryetari (EMRAT)
2 Dhjetor 2024, 09:43
-
Ish-presidenti Alfred Moisiu feston 95-vjetorin! Urimi i Begajt: Model frymëzimi, keni dhënë kontribute të çmuara për Shqipërinë
1 Dhjetor 2024, 09:07
-
Hidhet në erë kanali i ujit në Zubin-Potok, reagon Tirana zyrtare e opozita: BE t'i heqë sanksionet Kosovës! Rama: Akt sabotazhi! Begaj telefonon Osmanin: Ju mbështesim në hetim
30 Nëntor 2024, 09:49