Presidenti Bajram Begaj, përfundoi sot vizitën disaditore në rajonin arbëresh të Kalabrisë. Ai e mbylli turin e takimeve në Falconara Albanese, Vena di Maida dhe Caraffa di Catanzaro.
Ashtu si në të gjitha vizitat edhe në këto komuna, Presidenti i Shqipërisë u prit me ceremoni festive nga banda muzikore dhe arbëreshët e veshur me kostumet tradicionale. Presidenti Begaj shprehu falenderime për mikpritjen dhe përpjekjet e arbëreshëve në ruajten e identitetit kombëtar:
“Ka momente në jetën e njeriut që lënë gjurmë të jashtëzakonshme. Mikpritja e arbëreshëve të Kalabrisë do të jetë e tillë për mua.
Jam i nderuar dhe i emocionuar nga pritja në Falconara Albanese dhe në Vena di Maida ku mbrohen, ruhen me përkushtim e trashëgohen brez pas brezi gjuha arbëreshe, traditat dhe kostumet e mrekullueshme popullore. Faleminderit për gjithçka bëni për të ruajtur e trashëguar identitetin tonë kombëtar!”
Gjatë qëndrimit në Vena di Maida, Presidenti Begaj vizitoi muzeun etnografik “Sorelle Manes” ku janë ekspozuar kostumet popullore të komunitetit dhe fotografi të personaliteteve historike.
Ndërsa më pas, në Caraffa di Catanzaro, Kreu i Shtetit zhvilloi një takim me Prefektin e Katanxaros, Z.Enrico Ricci dhe Nënsekretaren për Punët e Brendshme, Znj.Wanda Ferro.
Presidenti i Republikës dekoroi Institutin e Kulturës Arbëreshe “Giuseppe Gangale” që mban emrin e mbrojtësit të pakicave etnike, për kontributin e dhënë ndër vite në interes të mbrojtjes së gjuhës, traditës dhe kulturës së komunitetit abëresh.
Gjatë vizitave që kreu në rajonin e Kalabrisë, Presidenti Bajram Begaj u zotua se do të mbështesë çdo projekt të ri bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kalabrisë, në fushat me interes të ndërsjellë si turizmi apo tregtia. Ai ftoi investitorët italianë e kalabrezë, të vijnë në Shqipëri, ndërsa nga autoritetet vendore atje, mori premtimin për lejimin e mësimit të gjuhës kalabreze në shkolla.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi: Cili është personazhi i vitit me më shumë ndikim në zhvillimet e vendit
16 Dhjetor 2024, 12:21
-
Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, presidenti Begaj: Secili nga ne mund të japë kontributin e tij, veçanërisht të rinjtë
10 Dhjetor 2024, 10:08
-
Sot ‘Dita e Rinisë’/ Begaj: Frymëzohemi nga akti politik i 'Dhjetorit 1990', për të bërë realitet aspiratën 'E duam Shqipërinë si gjithë Evropa'
8 Dhjetor 2024, 09:22
-
Presidenca ndriçohet nga dritat e festave, kreu i shtetit i ndez bashkë me fëmijët! Koncert dhe dhurata për të vegjlit
6 Dhjetor 2024, 19:32
-
Zgjedhjet parlamentare 2025 do të mbahen më 11 maj! Presidenti Bajram Begaj dekreton datën: E nevojshme për të mundësuar votën e diasporës
5 Dhjetor 2024, 15:41
-
Presidenti Begaj në Itali: Do mbështes çdo nismë që forcon lidhjet midis arbëreshëve, shqiptarëve dhe Italisë! Ndërtojmë ura bashkëpunimi
4 Dhjetor 2024, 18:44
-
A është Shqipëria një vend i ngrohtë për bashkëqytetarët me aftësi ndryshe?
3 Dhjetor 2024, 20:49
-
‘Sfidë aksesi në hapësirat publike dhe punësimi!’ Presidenti dhe Kisha Katolike solidaritet me personat me aftësi të veçanta
3 Dhjetor 2024, 15:26
-
Dita Ndërkombëtare e Personave më Aftësi të Kufizuar, Begaj: Ju jeni shembulli i vërtetë i përkushtimit dhe kurajës
3 Dhjetor 2024, 09:29
-
Presidenca hedh shortin/ Zgjidhen 9 anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025! Sokol Sadushi kryetari (EMRAT)
2 Dhjetor 2024, 09:43
-
Ish-presidenti Alfred Moisiu feston 95-vjetorin! Urimi i Begajt: Model frymëzimi, keni dhënë kontribute të çmuara për Shqipërinë
1 Dhjetor 2024, 09:07
-
Hidhet në erë kanali i ujit në Zubin-Potok, reagon Tirana zyrtare e opozita: BE t'i heqë sanksionet Kosovës! Rama: Akt sabotazhi! Begaj telefonon Osmanin: Ju mbështesim në hetim
30 Nëntor 2024, 09:49