Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u shpall “Qytetar Nderi” i Deçanit.
Gjatë ceremonisë së dhënies së këtij titulli, nga Kuvendi i Komunës, Presidenti i Shqipërisë shprehu mirënjohje për nderimin, ndërsa vlerësoi qëndresën e kësaj treve, në të cilën, siç u shpreh Zoti Begaj, kanë lindur burra trima, patriotë e njerëz të mençur dhe të besës, legjenda të vërteta të atdhedashurisë.
"Të parët tuaj ishin simbol i rezistencës ndaj pushtuesit. Lidhja e Prizrenit, Lidhja e Pejës dhe Kuvendi i Parive, ku u bë edhe Lidhja e Besës, ishin themelet mbi të cilat filloi kryengritja për pavarësinë e Shqipërisë. Fati na çoi në rrugë të ndryshme, por përcaktimi i tij është i njëjtë. Të gjithë bashkë në Evropë. Në Evropë me Kosovë të lirë e të pavarur", - deklaroi Presidenti i Shqipërisë.
"Deçani ka shkrepur pushkët e para të UÇK-së", - vlerësoi Presidenti Begaj, i cili bëri homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.
"Jemi këtu për të vlerësuar të gjithë sakrificën, të gjithë gjakun, për të arritur në këtë ditë, në këtë ditë të lirisë, që është e jashtëzakonshme për ne, për shqiptarët, dhe duhet ta mbrojmë me çdo kusht", - deklaroi Kreu i Shtetit gjatë kësaj ceremonie.
Gjatë takimit me autoritet lokale të Deçanit, Presidenti i Republikës u njoh me projektet zhvillimore të zonës nga Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, nismat e të cilit synojnë rritjen e turizmit malor përmes sportit të skive.
Presidenti Begaj gjatë kësaj vizite ishte mysafir në kullën e Haradinajve, shtëpia e ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj.
G.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Mandarinat me pesticide, Kosova merr masat e para! Kontrolle në kufi dhe testim për çdo ngarkesë
19 Dhjetor 2024, 11:25
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor 2024, 11:17
-
Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK
19 Dhjetor 2024, 09:56
-
Organizata civile: Peticion për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani
19 Dhjetor 2024, 09:45
-
Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia
18 Dhjetor 2024, 17:06
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi më 20 dhjetor në Prishtinë, axhenda! Nga Rama te Kurti, ja politikanët që do mbajnë fjalime
18 Dhjetor 2024, 17:03
-
Haxhi Shala dhe Sabit Jonuzi pranojnë fajësinë para gjykatës në Hagë
18 Dhjetor 2024, 15:58
-
Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!
18 Dhjetor 2024, 15:58
-
Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
18 Dhjetor 2024, 13:36
-
Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës
18 Dhjetor 2024, 13:34
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata
18 Dhjetor 2024, 13:30