Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë. Këtë titull, të parit të shtetit, ia dhuroi Pallagorio, komunë në Provincën e Krotones.
Këshilli i kësaj komune i drejtuar nga kryebashkiaku Umberto Lorecchio, vendosi me unanimet të plotë të nderojë Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, me titullin “Qytetar Nderi”, i Pallagorios.
Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen e tij më të thellë duke theksuar se, e çmon jashtëzakonisht respektin dhe vlerësimin e tyre.
"Ju siguroj – u shpreh Presidenti Begaj-që do të vijoj angazhimin tim e të institucionit që drejtoj, për të zhvilluar më tej marrëdhëniet midis arbëreshëve dhe shqiptarëve”.
Kryetari i Shtetit e cilesoi nderimnin e sotëm nga arbëreshët e Pallagorios, “si një nga momentet në jetë që të shenjon shumë fort, të lë mbresa të pashlyeshme, por edhe është një përgjegjësi dhe angazhim për të vijuar nismat për Arbërinë.”
Komente
![](https://news.shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)