Prishtinë/ Kurti takohet të martën me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, më 6 dhjetor do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Takimi Kurti-Lajçak do të nisë në orën 09:00, njoftoi Qeveria e Kosovës. Vizita e Lajçakut në Kosovë do të zhvillohet një ditë pasi zyrtari i lartë i BE-së qëndroi në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Lajçak tha se me Vuçiç diskutoi për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe për tema të tjera, përfshirë edhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës.
Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se me të dërguarin e bllokut foli për dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja, por edhe për problemet me të cilat po përballen serbët e Kosovës “për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës”.
Në nëntor, serbët në veri të Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës (institucionet e drejtësisë, policia, niveli lokal, por edhe nga Qeveria dhe Kuvendi) në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targave serbe.
Por, në ndërkohë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për çështjen e targave, por jo edhe për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
Vizita e Lajçakut në Kosovë vjen disa ditë pas Beogradi kritikoi ashpër vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili emëroi udhëheqësin e Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim.
Serbia tha se ky vendim përbën shkelje dhe se Rashiç nuk përfaqëson serbët e Kosovës.
Më herët, postin e ministrit për Kthim dhe Komunitete e mbante Goran Rakiç, lider i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë. Por, ai është në mesin e zyrtarëve serbë të cilët u dorëhoqën nga institucionet e Kosovës për shkak të çështjes së targave./REL
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake
19 Dhjetor 2024, 16:07
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor 2024, 14:16
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Mandarinat me pesticide, Kosova merr masat e para! Kontrolle në kufi dhe testim për çdo ngarkesë
19 Dhjetor 2024, 11:25
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor 2024, 11:17
-
Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK
19 Dhjetor 2024, 09:56
-
Organizata civile: Peticion për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani
19 Dhjetor 2024, 09:45
-
Politikani serb paralajmëron ikjen e Vuçiçit nga Serbia: Do të veprojë si Assadi
19 Dhjetor 2024, 09:29
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel
18 Dhjetor 2024, 22:53
-
Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?
18 Dhjetor 2024, 20:44
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25