TIRANË- Policia e Shtetit duhet të shkëputet nga politika dhe të përforcëohet besimi mes drejtuesve e vartësve. Këtë pret eksperti Fatjon Softa nga drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
“Të jetë i shkëputur nga politika, që e shoh të vështirë, por të ishte i shkëputur. Dhe të kërkoj, jo vetëm nga drejtori por të gjithë bashkë, të fillonte ndryshimi që nga ligji për Policinë e Shtetit, që nga gradat për Policinë e Shtetit. Nëse policinë do t’a linin të qetë dhe politika të largonte duart nga ajo, atëherë do t’u bazonte tek profesionalizmi dhe pasioni”, shprehet eksperti Softa.
Kreu i Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta kërkon ndryshimin e komunikimit në Policinë e shtetit.
“Duhet të ndryshoj mënyra e komunikimit të drejtuesve brenda Policisë së Shtetit, drejtues me drejtues dhe drejtues me vartës. Sepse të paktën në polici është krijuar një frymë mosbesimi midis vartësve dhe drejtuesve. Pra, fryma e besimit në radhë të parë dhe kjo frymë besimi është kur punonjësit e policisë janë të lirë të shfaqin probleme dhe thonë mendime”, shprehet Fishta.
Sfida e drejtuesit të ri është edhe pastrimi i policisë nga elementët kriminal.
“Për aq kohë sa ne nuk kemi një plan afatgjatë dhjetë vjeçar, njëzet vjeçar, nuk funksionon. Ne luftojmë krimin por krimi është brenda radhëve të policisë, krimi është te organet e drejtësisë, është tek drejtuesit e lartë të pikave të kontrollit kufitare”, thotë Softa.
Por, në Policinë e Shtetit, shpesh herë ka pasur probleme dhe me të drejtat, detyrimet dhe meritokracinë e punonjësve.
“Të respektohen edhe të drejtat e secilit në raport me detyrat që ka dhe të drejtat dhe në kuadër të kësaj të respektohet dhe t’i jepet përparësi edhe meritokracis”, përfundon Fishta.
Gledis Nano mori të enjten detyrën e kreut të Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Ardi Veliu.
B.K./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve, asnjë grua! Lista me EMRAT dhe qytetet
18 Dhjetor 2024, 08:51
-
'Rritje e pensioneve, nisur nga më të ultat', ministri Hoxha me ish-punonjës të policisë: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor 2024, 17:52
-
Takimi me ish-punonjës të Policisë, Rama: Po përgatitemi për rritjen e fondit të pensioneve! Ministri Hoxha: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor 2024, 17:52
-
Gara për 48 shefat e Komisariateve, 9 nga kandidatët ankimojnë rezultatin! Shqyrtimet nga Komisioni bëhen më 16-17 Dhjetor
13 Dhjetor 2024, 15:47
-
‘Studio Live’ për operacionin në Dobraç/ Softa: Grupet të lidhura me politikën, Shkodra kryeqendra e krimit! Lekli: Njerëzit kanë frikë, u është prishur qetësia
12 Dhjetor 2024, 19:12
-
Zbardhet lista për garën e shefave të 48 Komisariateve! 102 kandidatë morën më shumë se 70 pikë, 16 u skualifikuan dhe 23 u tërhoqën (RENDITJA)
11 Dhjetor 2024, 17:51
-
Lufta kundër krimit dhe siguria e qytetarëve, kryepolici Proda pret ambasadorin e Arabisë Saudite: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit!
10 Dhjetor 2024, 15:47
-
Fier/ Kundërshtim policie, vjedhje dhe publikim i fotove intime, 3 të arrestuar dhe një në kërkim brenda pak orëve (EMRAT)
6 Dhjetor 2024, 13:24
-
Tiranë/ Shantazh me 20 mijë euro për të mos i publikuar foto e video intime, arrestohen 3 persona! Mes tyre dhe një femër (EMRAT)
6 Dhjetor 2024, 12:53
-
Policia e shtetit bën bilancin për nëntorin: U sekuestruan 1.8 mln euro pasuri e krimit, 568 në pranga për vepra të ndryshme penale
6 Dhjetor 2024, 09:29
-
'Matrix' i krimit/ Gazetari Sokol Dema: Nuk është aplikacion i panjohur për autoritetet tona! Softa: Për 3 muaj 2.3 mln mesazhe, nuk mungojnë shqipfolësit
5 Dhjetor 2024, 19:13
-
Gara për shefat e 48 komisariateve/ Komisioni i Vlerësimeve të Aplikimeve nis intervistimin e kandidatëve
5 Dhjetor 2024, 14:03
O Softe o klysh kurve.Hotelin në myslym shyr si e ke bo ???? . Po kur dilje me kallash për presion me lug çaji nëpër lagje o lezbik.
PërgjigjuSatedin Fishta este nje specialist policie i cili ka punuar gjate ne radhet e saje dhe mbi te gjitha eshte nje kuader e njeri i respektuar, sa per kete tjetrin qe del neper tv. e nen kopetentin per gjithca them qe eshte nje njeri pa vlera por eshte injoranca e gazetareve qe e marin per ekspert....
PërgjigjuMos deshe te thuash specialist gjimnastike se te behesh specialist policie se i ben gjimnastike policve, vetem Sadedinin kam pare....
Ore habitem kur thojne te qendroj larg politikes... Hahahahha Po kush e vuri ate ne krye un me plakun Tim!? Qe ketu my artikull bie era injorance... Analizat pa themel... Ka mbetur ajkat e ketij vendi... Person in ne fjale se njoh por koha do e tregoj... Por asgje ska per te ndryshuar vendi cdo dit Po behet me I veshtire per te jetuar...