Skandali në Kadastrën e Durrësit, vetëm 15% e dosjeve të sakta, Prokuroria nis hetimet
Zyra e vjetër e Kadastrës Durrës
DURRËS- Pas skandalit në Kadastrën e Durrësit, Prokuroria ka nisur hetimet. Kjo lëvizje e prokurorisë vjen menjëherë pas denoncimit të bërë nga vetë kreu i Kadastrës, Artan Lame. Lame tha se nga të gjitha dosjet e marra nga Kadastra e Durrësit vetëm 15 % e tyre janë pa probleme, ndërsa pjesa tjetër e regjistrave kanë rezultuar me faqe që mungojnë, të grisura madje edhe shumë të dubluara që tregojnë se për një pasuri janë ndjekur dy rrugë të ndryshme legalizimi apo kthimi te pronari duke sjellë abuzime shumë të mëdha.
"Nisur faktet e bëra publike në media për kontrollin e ushtruar në Kadastrën e Durrësit dhe konstatimin e dëmtimeve në regjistrat e pasurive të paluajtshme të regjistruara në zonën bregdetare të Durrësit si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës ka regjistruar procedimin penal nr. 582, datë 01.04.2022 për veprat penale të parashikuara nga nenet 186 e 248 te Kodit Penal. Me urdhër të drejtueses së prokurorisë është krijuar një grup hetimor i përbërë nga prokurore dhe oficerë të policisë gjyqësore për hetimin e plotë të çështjes", njoftimi i plotë.
Shkrirja e kadastrës së Durrësit dhe nisja e hetimeve të thelluara për abuzimet që janë bërë atje në 32 vite kanë nxjerrë një raport me shkeljet e detajuara që janë zhvilluar. Në një raport 600 faqesh u vunë re se abuzimet janë përtej imagjinatës dhe zonat ku janë kryer paligjshmërisë dhe plaçkitjet më të mëdha janë ato bregdetare të Durrësit si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj.
Për skandalin e Kadastrës së Durrësit reagoi edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila tha se është pritje të drejtësisë që të marrë masat e duhura për përgjegjësit. Kim tha se duhet bërë më shumë transparencë lidhur me pronat në Shqipëri. Kjo sepse sipas diplomates, do të ndikonte që në Shqipëri të thitheshin më shumë investime, por do të ishte edhe një tregues i qartë që kërkojmë integrimin në BE.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor 2024, 12:08
-
Media gjermane pranon se artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara dhe i tërheq mbrapsht
17 Dhjetor 2024, 21:04
-
Durrës/ Rekrutonin vajza aziatike për prostitucion në Shqipëri, goditet grupi kriminal kinez! Një i arrestuar, 2 në kërkim dhe 7 vajza nën hetim (EMRAT+DETAJET)
17 Dhjetor 2024, 10:40
-
Lamtumirë Noela Caka, trëndafila në bankën e maturantes që nga vdiq nga meningjiti akut! Talenti për pikturën, drejtori: Spikaste
16 Dhjetor 2024, 15:21
-
Ekskluzive/Adoleshentja nga Durrësi vdiq nga meningjiti akut, epidemiologia e ISHP-së: Shkoi në ekskursion me klasën në Voskopojë! Bëmë hetim epidemiologjik
16 Dhjetor 2024, 13:03
-
Tragjike! Humbi jetën nga meningjiti akut, gjimnazi ku studionte e mitura: Nuk është e lehtë të gjenden fjalët kur zemra është e rënduar
16 Dhjetor 2024, 13:01
-
Ikin dritat në stadiumin e Durrësit, Teuta - Egnatia ndërpritet për pesë minuta
15 Dhjetor 2024, 17:20
-
U prek nga meningjiti akut, humb jetën 17-vjeçarja nga Durrësi! Familjarët dhe mjekët që e asistuan udhëzohen të vaksinohen
15 Dhjetor 2024, 16:43
-
Ekskluzive/ Të afërmit flasin për jetën e Simakut: E shkatërruar për djalin, shteti shqiptar ta ndihmojë të bashkohen
15 Dhjetor 2024, 11:17
-
Gëzim Kabashi: Me klerikët miq të Durrësit, një shekull më parë
15 Dhjetor 2024, 09:40
-
Vodhi një makinë në Durrës, arrestohet 26 vjeçari nga Erseka
14 Dhjetor 2024, 12:49
-
Moti i keq/ Kapiteneria e Portit të Durrësit dhe Vlorës ndalon sot lundrimin e anijeve të vogla të peshkimit! Tragetet vijojnë normalisht
14 Dhjetor 2024, 10:06
NEkadastren e vlores ligjin e bejne kriminelet qeveria u eshte neneshtruar atyre
PërgjigjuSiesht e mundur qe vazhdon katraura ne shu micen e kadastrave dheshteti ben sehir opozita se permendi qoft edhe njehere si probleme tokat uvidhen ne menyre te hapur qytetareve te thjesht korrupsjonine vend qe te ulet rritet cdo dite?cfare po ndoth ne kete Shqiperin ton? Nje gje e tille ka vetem nje spjegim si pozita edhe opozita,pushtetaret e te gjith periudhes 30 vjecare kane grabitur prona dhe ne kadastra vene besniket e tyre dhe i lejojne qe edhe ata te vjedhin vetem te mos unxjerrin hajdutrit e tyre. NDRYSHEDO GJENDESHIN AQ NJEREZ TE NDERSHEM TE PUNONIN NE KETO INSTITUCJONE
PërgjigjuO Lame denonco edhe kadastren e vlores..,mos na fut ne hasmeri me te fortet qe kane grabitur pronat tona...
Përgjigju