Prokuroria pushon hetimetVladimir Gjuta lirohet nga qeliaArkiv/Lajmet për Vladimir Gjutën - Shqiptarja.com

Prokuroria pushon hetimet
Vladimir Gjuta lirohet nga qelia
Arkiv/Lajmet për Vladimir Gjutën

10 ditë pasi prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi të pushojë hetimet për Vladimri Gjutën dhe 7 të afërmve të tij si të dyshuar për përfshirje në vepra kriminale dhe vendosjen e tritolit në pronat e familjes së ministrit Saimir Tahiri, Gjuta ka lënë qelitë e paraburgimit.

Lrimi i gjytës është bërë mesditën e kësaj të diele nga burgu i Bradasheshit në Elbasan, ndërsa drejtoria e Burgjeve sqaron se ndaj tij është vendosur masë sigurie arrest në shtëpi.

Prej më shumë se një viti, Gjuta u dyshua për aktivitet kriminal e akte terroriste, ndërsa nuk u provua asnjëherë përfshirja e tij në këto krime ç’ka solli dhe lirimin nga burgu.

Më shumë se një vit nga atentatet me tritol të 10 shkurtit 2015 që tronditën Tiranën, këto krime mbeten pa autor duke lënë kështu hapur një nga dosjet e konsideruar më të rënda të krimit, ku goditi dhe mbi familjen e Ministrit të Brendshëm.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit