Shtatë ditë nga data e protestës para Kryeministrisë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve fillimisht nga Mirdita e më pas nga Gjirokastra që të rrëzojnë qeverinë Rama. Ai e cilësoi qeverisjen si 'grusht shteti' që duhet të rrëzohet në datë 16 shkurt.
"Ju kuptoj shumë mirë për hallet dhe problemet. Ju duhet tani dini, se këto probleme kanë shumica e shqiptarëve. 18-vjeç jam larguar nga Shqipëria në kërkim të mundësive. Dua t'u them se ajo që duhet të bëjmë është një detyrë e shenjtë. Gjushi duhet të ishte pas hekurave në cdo vend normal, por Rama e mbron. Sovrani i institucioneve është populli, janë qytetarët, ndaj me 16 shkurt, iu ftoj të gjithë së bashku, ti japim fund këtij grushti shteti, jo nga ushtarakët, por nga kriminelët, që kanë marrë bukën, paratë, vendet e punës, dëmshpërblimet, shëndetësinë, arsimin, ka marrë peng Shqipërinë.
Tani që rrugët politike po shterohen dhe Rama nuk reflekton, edhe mua në emër të PD-së nuk mund mbetet gjë tjetër veçse që të shprehni vullnetin e lirë në datë 16 shkurt. Ti jepni fund grushtit të shtetit, ta shembim këtë sistem të kalbur dhe të ndërtojmë një qeveri që u shërben qytetarëve. Ju e meritoni dhe do të keni një qeveri që do të zgjidhë hallet tuaja" tha Basha në Mirditë.
Ndërsa në Gjirokastër, teksa kishte përkrah ish-kryetarin e komunës së Lazaratit, Dashamir Alikon dhe deputetin demokrat Tritan Shehu, Basha u shpreh: "Një ditë e re po vjen, një ditë ndryshe dhe se celësi i këtij ndryshimi pozitiv për banorët e Gjirokastrës është bashkimi i të gjithë qytetarëve më 16 shkurt në Tiranë, për të përmbysur një sistem të kalbur në Tiranë që nuk është gjë tjetër vecse një sistem i kalbur (...) Koha për fjalë ka mbaruar, më 16 shkurt ejani të flisni me pjesëmarrjen tuaj. Jepini dorën njëri-tjetrit, jo sepse ju bashkojnë hallet, por ju bashkon edhe shpresa."
Deputeti demokrat Tritan Shehu, kryetari i PD-së Lulzim Basha, kryetari i komunës së Lazaratit Dashamir Aliko
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor 2024, 16:22
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
Na cave gajden perdite pordh syfyri ..po nje llafe .hajde te rrezojm qeverin .po mor pallosh groshe po pse nuk tjua si do e besh me mire ti se sa ke qene ne udheheqje pune me mire qe din te besh ti o HOLLANDEZ PA FARE asht te vrasesh dhe te vjedhesh .Po merr persiper nje barre qe do te zere poshte ty perpara . Populli te njeh se sa i bedes je ti o mashtrues .cdo gje qe po ben e ben per te ruajt bythen tende nga krimet qe ke mbi supe .
PërgjigjuTamam pordh syfyri, sidomos tani qe hoqen gjeneral salijanin me cfar do e marrin pushtetin, ste le kush sot te qeverisesh pa vote hiqe nga mendja, si do e ndertosh nje qeveri qe u sherben qytetareve pa dale ne votime