Banorët demokratë të rretheve të Tepelenës, Përmetit dhe Gjirokastrës u mblodhën këtë të shtunë në hyrje të kësaj të fundit për të protestuar për gjendjen aktuale të qarkut. Krahas këtyre banorëve, u has prezenca e deputetit demokrat Tritan Shehu si edhe drejtuesve lokalë, sikurse të ish-kryetarit të komunës së Lazaratit Dashamir Aliko.
Tritan Shehu u shpreh për Report Tv se protesta pritej të ndodhte dhe se ky reagim popullor sipas tij duhet të vazhdojë edhe më tej ndaj "qeverisë së korruptuar", në mënyrë që kjo e fundit të largohet.
Është një protestë në vazhdim, pikërisht për të protestuar për problemet e mëdha që kanë qytetarët. Ishin vet qytetarët që u mblodhën për varfërinë, arrogancën, papunësinë, mosrespektimin e të drejtave të njeriut, drejtave të pronës, për problemet e mëdha që ka universiteti e shërbimi shëndetësor në qarkun e Gjirokastrës. Kur flas për Gjirokastrën e kam fjalën për të gjithë qarkun, që nga Përmeti deri në Libohovë, Dropull, Memaliaj, që nga Tepelena.
Pra për të gjithë këtë zonë që është me vlera të mëdha historike, me vlera të mëdha të zhvillimit ekonomik të vendit e që fatkeqësisht sot është në degradim. Pjesëmarrja ishte normale, e gjerë, ishte një pjesëmarrje që shprehte reaksionin e njerëzve ndaj problemeve të vendit. Mendoj që është koha dhe momenti për të zhvilluar këtë element të protestës, këtë revoltë popullore në këtë zinxhir politik që ka shpërthyer në të gjithë Shqipërinë e që pa dyshim do të detyrojë këtë qeverisje të papërgjshme, që punon kundër interesave të vendit, që të largohet.
Tritan Shehu, Deputet i Partisë Demokratike
Lajmi kryesor:
PD protestë në 4 qytete të vendit, demokratët: Të gjithë bashkë më 16 shkurt, ta largojmë këtë qeveri mafioze nga pushteti
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë
18 Dhjetor 2024, 16:25
-
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Burrel
17 Dhjetor 2024, 18:05
-
‘Aperitivo italiano’, jazz & soul në Gjirokastër! Koncert me këngët më të bukura të muzikës italiane
16 Dhjetor 2024, 14:52
-
Bulqizë/ Reshje të dendura shiu, bëhet e pakalueshme rruga që lidh dy lagjet e qytetit! Banorët heqin këpucët për të kaluar (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 11:51
-
Media spanjolle 'ABC': Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë
15 Dhjetor 2024, 08:14
-
Dibër/ Në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 60-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali (EMRI)
13 Dhjetor 2024, 14:46
-
Të miturit që sulmojnë me thikë, 3 raste në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit
12 Dhjetor 2024, 16:57
-
Peshkopi/ Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 18-vjeçari (EMRI)
12 Dhjetor 2024, 09:30
-
Dibër/ Përshtatën ambientet e lokalit për shitje e përdorim kanabisi, arrestohen në flagrancë 2 persona
11 Dhjetor 2024, 09:50
-
Memaliaj/ Pjesë e një grupi kriminal, 46-vjeçar arratiset nga 'arresti shtëpiak', policia në kërkim
10 Dhjetor 2024, 13:44
-
Kakavijë/ Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 16 mijë euro, lekë dhe paund të padeklaruara, nën hetim 47-vjeçari
10 Dhjetor 2024, 09:33
-
Zgjedhjet 2025/ Rama çon Klosin drejtues politik në Dibër! Vëngu krah Çuçit në Vlorë! Porositë në mbledhjen e Kryesisë
9 Dhjetor 2024, 09:52