Tentativë për grusht shteti i ka konsideruar presidenti i Kazakistanit protestat e përgjakshme.
President Kassym-Jomart Tokayev u tha liderve të aleancës së vendeve të ish bashkimit sovjetik, se të gjitha veprimet e ndërmarra ishin koordinuar nga një dorë e vetme, por nuk bëri të ditur emra konkretë. Sipas tij militantët e armatosur ishin në pritje dhe menjëherë iu bashkuan protestës. “Qëllimi ishte të cenohej rendi kushtetues, shkatërrimi i institucioneve qeveritare dhe marrja e pushtetit me dhunë”, tha Tokayev.
Gjatë videokonferencës së aleancës edhe presidenti rus Vladimir Putin ka qenë në të njëjtën linjë, duke deklaruar se Kazakistani u godit nga terrorizmi ndërkombëtar, por pa pohuar fakte. Putin tha se beson se ata që shkaktuan protestat e përgjakshme në Kazakistan u trajnuan në kampe terroriste jashtë vendit, duke nënvizuar se Rusia nuk do të lejojë kurrë revolucion në këtë rajon.
Trupat ruse dhe të shteteve të tjera të Aleancës, janë ende në Kazakistan për të rikthyer normalitetin.
Protestat nisën në 2 janar për shkak të pakënaqësisë për rritjen e çmimit të karburanteve dhe shumë shpejt u shndërruan në më ashprat që kanë ndodhur në 30 vitet që Kazakistani është i pavarur. Nga luftimet janë raportuar dhjetëra të vdekur, mes tyre edhe 16 pjesëtarë të forcave të sigurisë.
Sipas BBC, protestat dhe dhuna që pasoi mund të kenë lidhje me luftën për pushtet brenda elitave politike.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Putin i drejtohet kombit: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në
19 Dhjetor 2024, 13:20
-
Atentat në Moskë, vritet gjenerali Kirillov dhe asistenti i tij! Ishte ngarkuar me ruajtjen e armëve bërthamore! Shpërthimi me 300 gr eksploziv pranë Kremlinit! Kievi pranon autorësinë
17 Dhjetor 2024, 08:31
-
Lufta/ Merkel: S’e prisja që Putin ta pushtonte Ukrainën, të mos e lejojmë të fitojë! Rusia sulmon me 50 dronë, Kievi shkatërron kolonën armike të karburantit
16 Dhjetor 2024, 09:11
-
Sirena lufte nga Putin, jo vetëm në fushëbetejë: Të gjithë janë kundër meje
14 Dhjetor 2024, 18:32
-
Goditja e rëndë për Rusinë, si shërbimi sekret ukrainas eleminoi shkencëtarin e raketave të Putinit
14 Dhjetor 2024, 15:36
-
Rënia e regjimit të Bashar al-Assad/ Diktatori do qëndrojë në një rezidencë sekrete në Moskë
13 Dhjetor 2024, 19:12
-
Erdogan takon Orban: Bashkëpunim me BE-në për të rindërtuar Sirinë
12 Dhjetor 2024, 19:56
-
Nga 'zhdukja' e avionit te zemërimi i Putin, si e organizoi Rusia arratisjen e Assad nga Siria?
12 Dhjetor 2024, 19:52
-
SHBA/ Ceremonia e betimit në janar, Trump nuk fton Putin, por i dërgon ftesë presidentit kinez
12 Dhjetor 2024, 16:44
-
Trump nuk e ka ftuar Putinin në ceremoninë e betimit si president i SHBA
12 Dhjetor 2024, 13:42
-
Fluturimi sekret rus për të shpëtuar Assadin! Ishte Putin ai që e bindi që të ikte nga Siria
12 Dhjetor 2024, 13:15
-
Ish-gjenerali i shërbimeve sekrete ruse: Siria ishte një barrë e panevojshme, por Erdogan e poshtëroi Putinin
10 Dhjetor 2024, 20:09