PS kërkoi faljen e gjobave pwr ndwrtimet pa leje, Flamur Noka bllokon foltoren: Nuk e lejojmë - Shqiptarja.com

PS kërkoi faljen e gjobave pwr ndwrtimet pa leje, Flamur Noka bllokon foltoren: Nuk e lejojmë

Partia Demokratike në disa momente krijoi tensione në kuvend duke tentuar të bllokojë foltoren ndërsa u njoftua se Partia Socialiste kishte dorëzuar një pr/ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.

E sekretari i Përgjithshmë i PD-së, Flamur Noka i ka prirë këtyre tensioneve e bllokimit të foltores.

Në një moment u përpoq të pengonte të fliste ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën, i cili donte të merrte fjalën në foltore.

Vini këtu mbani Parlamentin, o zotëri bëhuni një moment e bashkohuni me ne ta miratojmë para vitit të ri. Ky parlament është në të drejtën e vet legjitime ti anulojë e do ta bëjmë se kemi numrat dhe mandatin. Bashkoni me ne për ti dhënë para vitit të ri faljen e gjobave. Doni apo sdoni ju brenda këtij sesioni, 2 apo 3 seanca do të miratojmë ligjin për anulimin e gjobave të paekzekutuara  tha Manja. 

Flamur Noka u përplas edhe me deputetin socialist Pandeli Majko

Dua ta falenderoj Flamurin që më përmendi emrin. E keni barazuar sjelljen e keqe me të bërit opozitë. Të fyesh nuk është opozitë zonjë, është paedukatë. Mendoni se po të silleni kështu dikush do ju vlerësoj si partizanë të së drejtës. Njerëzit vlerësohen për mënyrën e fjalës, jo nga të ulëriturat.”, u shpreh Makjo.

Ndërkohë deputeti i PD-së, Flamur Noka, iu drejtua Majkos duke u thënë “Po Pandi po, koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Erjon Braçe është në sallën matanë duke e hartuar. 

A ishit ju që keni burgos 38 mijë për 5 milek të vjetra energji elektrike, si do ti jepni llogari atyre familjeve që kanë vrarë veten, po u thoni shqiptarëve që këta përbindësha këta ujqër të tërbuar na paskan veshur lëkurën e deles së ju duhet vota. Kjo që bëni ju kalon kufijtë e njerëzores e shkon drejt genocidit. Tani ju po tregoni se dashkeni të bëni ligj, duke gënjyer. Ju jeni turpi i historisë dhe harrojeni, çdo gjë që bëni, memoria e shqiptarëve nuk mund të fshihet, por do ju fshijë ju, siç e meritoni" 


Lajmi kryesor:

PS propozon falje gjobash për ndërtimet pa leje në zonat rurale, Opozita bllokon foltoren, tensione në kuvend! Bardhi: Gënjeni! Manja: Kemi votat, e kalojmë këtë muaj


S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit