Në kafenenë që frekuenton zakonisht, sot shkrimtari Ismail Kadare ishte në praninë e Elenës, krahas miqve të tjerë. Për mediet, përsëritën se nuk kanë qëndruar në pritje të “Nobelit në Letërsi”, ndërsa për fituesen, franceze, shkrimtaren Annie Ernaux, nuk kishin asnjë koment të veçantë, pasi nuk e njihnin.
Ndonëse është një çmim, që çdo shkrimtar do ta lakmonte, Elena do të rrëfente tri vite më parë për mediet se pse nuk qëndrojnë më në pritje të verdiktit të Akademisë Suedeze të Nobelit:
“Jua them me sinqeritet, se prej vitesh ne nuk e presim më. Kjo sepse përgjatë më shumë se tridhjetë viteve rresht në orën 12, ndodhte që na kontaktonin gazetarë nga e gjithë bota. Donin të dinin se ku do të ishte Kadare gjatë orës 13.00, kur ndodh edhe ndarja e çmimeve. Ishte një “hall” i madh, pasi përpos telefonatave, nga të gjitha anët vinin dhe prisnin vendimin në shtëpinë tonë. Madje edhe kur kemi qenë tri herë në Tiranë, gazetarët me kamera rrinin poshtë shtëpisë. Mirëpo në Francë, kjo ishte më e dukshme, pasi interesi vinte nga e gjithë bota. Përsëritej i njëjti ritual. Në orën 13.00 telefoni ynë nuk pushonte së rëni. Pas shpalljes së rezultatit, heshtje… Pushonte si i prerë me thikë. Sepse natyrisht, e kishin mësuar lajmin dhe nuk kishin më interes. Për këto, edhe ne prej tre vitesh nuk e presim më. Edhe pse, për mendimin tim që e ndajnë edhe shumë dashamirës të Ismailit, ai duhet ta kishte marrë atë çmim prej kohësh. Fakti që nuk e ka marrë nuk përbën ndonjë gjëmë. Edhe pse do të ishte diçka shumë e mirë edhe për vendin tonë”, u shpreh në atë kohë Elena Kadare.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita e Alfabetit/ Arkivat ekspozojnë 'Dorëshkrimet e Kadaresë' në Shkup
22 Nëntor 2024, 14:52
-
Intervista për Report Tv/ Libri me tregime, Helena Kadare rikthehet si shkrimtare: E shkruara për mua është si terapi pas humbjes së Ismailit
15 Nëntor 2024, 15:33
-
Ekspozohen për herë të parë dorëshkrimet e Kadaresë, 44 488 faqe shpalosen në Bibliotekën e Kryeministrisë! Krijime që prej moshën 11-vjeçare
15 Nëntor 2024, 09:40
-
Rikthehet në TKOB “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, shfaqja bën bashkë emrat e Ibrahimit, Kadaresë dhe Aliajt
24 Tetor 2024, 16:37
-
“Plakat e jetës”, të Kadaresë, na flasin përsëri!
21 Tetor 2024, 19:35
-
Milan Kundera në gjuhën e nënës, letërsisë dhe shqipes, përkthyesja Pasho: Ashtu si Kadareja vuajti moskuptimin!
17 Tetor 2024, 11:22
-
Ilir Yzeiri boton librin 'Kadare, identiteti i keqkuptuar'
28 Shtator 2024, 10:53
-
Opozita dhe ministri Gonxhe replika për varrin e Kadaresë! Gjekmarkaj: Nuk duhej të ishte në Tufine sot, si në Kandahar
17 Shtator 2024, 18:54
-
'Plakat e Jetës' të Kadaresë dhe magjistaret e Tiranës dhe Korçës
7 Shtator 2024, 11:10
-
Rikthehet Mural Fest, portreti i Ismail Kadaresë përjetësohet në një pallat në Tiranë: Veliaj: Murale e mrekullueshme
1 Shtator 2024, 16:59
-
Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet
31 Gusht 2024, 16:56
-
Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?
28 Gusht 2024, 15:16
Sepse e dine qe nuk e meritojne. Jane dekonspiruar dhe disidenca e tyre fallco ka dale sheshit si dosja e Ilir Metes. Populli nuk e di por autoriteti dosjeve e ka pare me sy.
PërgjigjuToni! Ia ke fut kot. Shqiptaret e mire nuk i shajne vlerat e kombit. Sa inat per dike qe vetem te mira i ka sjelle kombit te vet. Kush jane per ty njerez te mire dhe patriot? Beji nje pyetje vetes dhe do shohesh se ku qendron Kadare Lart Toni,shume lart,me lart se une e ti…aty qendron vlera e Kadarese