Opinioni i Venecias për mandatin e Xhaçkës, Klotilda Bushka: Konfirmoi se Parlamenti nuk detyrohet të votojë për çështje jashtë kompetencës së tij - Shqiptarja.com

Opinioni i Venecias për mandatin e Xhaçkës, Klotilda Bushka: Konfirmoi se Parlamenti nuk detyrohet të votojë për çështje jashtë kompetencës së tij

Opinioni i Venecias për mandatin e Xhaçkës, Klotilda Bushka: Konfirmoi se Parlamenti nuk detyrohet të votojë për çështje jashtë kompetencës së tij

Klotilda Bushka

1733831153_bushka.jpg

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Klotilda Bushka mbajti një konferencë për shtyp pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e Xhaçkës. Komisioni, sipas socialistes, konfirmon se Parlamenti nuk është i detyruar të votojë për çështje jashtë kompetencës së tij dhe se deputetët kanë të drejtë të votojnë lirshëm, siç është sanksionuar nga Gjykata Kushtetuese në vendimin e vitit 2011.

Për rastin e mandatit të deputetes Xhaçka, Komisioni thekson shton Bushka, se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të kushtëzohet nga votimi në Kuvend.

Mazhoranca mbron qëndrimin se Kuvendi shqyrton çështjet e papajtueshmërisë së mandatit kur deputeti përdor pasuri publike, dhe se 1/5 e deputetëve kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për raste të tilla. Opinioni i Komisionit ka një karakter teknik dhe nuk duhet të politizohet, vijoi më tej Bushka.

Kuvendi e njeh detyrueshmërinë e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke siguruar që çdo veprim të jetë brenda kornizës kushtetuese dhe juridike.

'Komisioni i Venecias u shpreh për këto 5 pyetje. Shpreh konsideratën më të lartë për ekspertët e Komisionit të Venecias, e trajtuan me seriozitet dhe profesionalizëm në kohë rekord. Shembull më shumë për të konsideruar rolin e Komisionit të Venecias. Kam mirënjohjen tonë më të thellë.

Komisioni i Venecias shpreh qartë se Parlamenti nuk është detyruar të votoj por për atë brenda kompetencës. Për më tepër parimi që deputetë janë të lirë të votojnë është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese me vendimin 44 të 2011. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk bëhen objekt vlerësimi, Komisioni Venecias konstaton  dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës nuk duhet kushtëzuar nga votimi në Kuvend. Vendim e Gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme dhe nuk diktojnë votën. Konfirmojnë qëndrimin e mazhorancës së Kuvendi dërgon në GJK çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të një deputeti, kur vetë deputeti përdor pasuritë e shtetit, rastet e tjera Kuvendi i shqyrton vetë.

Në vendimin e 2016 GJK konsiderojnë nenin 70 mocioni ne të dhjetës mbizotërojnë mbi 1/5 për t’iu drejtuar drejtpërdrejt Gjykatës Kushtetuese. Pas vendimin të 2018 neni 66 për ligjin e Gjykatës Kushtetuese është ndryshuar me qëllim që ti jepet e drejta 1/5 të referoj në një çështje për papajtueshmëri e mandatit. Në çështjen Xhaçka, Gjykata Kushtetuese duke mos e trajtuar nenin 66 mban qëndrimin ese 1/5 nuk mund të referojë. GJK nuk duhet të shkelë rolin e domenin të parlamentit. GJK duhet të respektojnë ndryshimet kushtetues në përgjigje të zbatimit të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim më lejoni të shtoj se bazuar në opinion, pikëpyetjet për votimin për zbatimin, kanë qenë të drejta dhe të bazuar në norma kushtetuese në njohje të pakicës drejtuar direkt Gjykatës Kushtetuese.

E qartë se ky proces përfshin marrjen e opinionit, pati karakter teknik dhe u trajtua nga ne me argumenta juridike. Opinioni i Venecias nuk mund të bëhet objekt i diskursit politik. Kuvendi e njeh detyrueshmërinë e zbatimit të GJK dhe nuk ka patur qëllim moszbatimin. Por duhet të jenë brenda kompetencave kushtetuese. Kuvendi e dërgon çështjen në GJK vetëm kur deputeti përfiton pasuri publike. E drejta 1/5 e deputetëve për t’iu drejtuar GJK e sanksionuar në Kushtetutës dhe lejimi saj i mbrojtur sipas parimeve ndërkombëtare. GJK në rolin kushtetues ka kompetencën e interpretimit të kushtetutës. Edhe një herë u kërkua qartësimi kur ekzistojnë paqartës. Nuk ka patur asnjë krizë kushtetuese.'


Lajmi kryesor:

Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias / Bushka: Vendimet e GJK, të zbatueshme por jo të diktojnë votën! Bardhi: Konfirmoi se mazhoranca bëri puç (DOKUMENTI)


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit