Punëtorët e pastrimit në Kukës marrin pagën me 5 mijë lek minus! Kryetari i bashkisë për Report TV: Bëmë llogaritë gabim! - Shqiptarja.com

Punëtorët e pastrimit në Kukës marrin pagën me 5 mijë lek minus! Kryetari i bashkisë për Report TV: Bëmë llogaritë gabim!

Punëtorët e pastrimit në Kukës marrin pagën me 5 mijë lek minus! Kryetari i bashkisë për Report TV: Bëmë llogaritë gabim!

Albert Halilaj

Punëtorët e pastrimit në Kukës kanë denoncuar në rrjetet sociale se këtë muaj kanë marrë 5 mijë lek më pak se muajin e kaluar. 

Ka qenë një punonjëse e kësaj bashkie që ka ngritur këtë shqetësim, duke denoncuar në rrjetet sociale uljen e pagave të punonjësve të pastrimit dhe punonjësve të tjerë me 5 mijë lekë (të reja).

“Në bashkinë e Kukësit janë ulur rrogat e punonjësve të pastrimit dhe punonjësve të tjerë të bashkisë. Në Kukës ka ndodhur kjo fatkeqësi: 5 mijë lekë më pak”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Menjeherë ky denoncim është publikuar në disa portale, duke akuzuar bashkinë se ka ulur rrogat në prag të festave. Theksojmë se punëtorët e pastrimit paguhen me pagë minimale 40 mijë lek në muaj.

Report Tv kontaktoi kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj, I cili pranoi se ka ndodhur një gabim në zyrën e financës. Sipas tij, gabimi do të rregullohet brenda ditës së sotme dhe punëtoreve do tu kalojë në bankë paga e plotë.

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit