‘Qemal Stafa nuk është hero’, reagon Braçe: Është dëshmor i atdheut! Kultura e delegjitimimit te çdo vlere kombëtare duhet te marrë një përgjigje
Zëvendëskryeministri Erion Braçe
Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me deklaratat e ditëve të fundit të cilat pretendojnë se Dita e Dëshmorëve të Atdheut nuk duhet të jetë dita e vrasjes së Qemal Stafës, pasi ai nuk ka kryer ndonjë akt heroik.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Braçe shkruan se Qemal Stafa nuk është një mit por një idealist, një luftëtar, një dëshmor i atdheut.
“Në kohën e tij dy zgjidhje kishe, ose fashist e në errësirën e urrejtjes, dhunës e barbarise mbi ndryshimin si individ dhe si shoqëri, ose i majtë, komunist përballë fashizmit në një betejë humane për liri, çlirim e pavarësi!”, shkruan Braçe.
Ai shprehet se Idealistët, heronjtë dhe dëshmorët mbeten përjetë.
Braçe ka komentuar edhe deklaratën e djeshme të drejtorit të Arkivave, Ardi Bido i cili tha se Qemal Stafa nuk është vrarë gjatë një atentati, por është vrarë nga xhandarmëria, duke e thumbuar me ironi. Ai shkruan se drejtorët venë e vijnë dhe nuk i kujton askush dhe se tani janë në pikën kur duhet të venë pa kthim.
“Ne këtë vend kultura e delegjitimimit te çdo vlere kombëtare, çdo heroi e dëshmori, duhet te marrë një përgjigje më në fund! Fashizmi nuk është opinioni, por krim!”, shton ai në fund.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Ky është Kuvendi më banal në 100 vjet/ Gra që sillen si burra dhe burra që sillen si gra
5 Dhjetor 2024, 21:34
-
'Kone', Zhupa ofendon Braçen: O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja! PS braktis Kuvendin në shenjë proteste, mbyllet seanca (VIDEO)
5 Dhjetor 2024, 12:44
-
'Më dukesh si ruse, por nuk je', Braçe i kthehet Zhupës: Mos u lyej me parfum dhe pri thonjtë! Duhet të hetohesh për dezinformim (VIDEO)
5 Dhjetor 2024, 10:46
-
Erion Braçe 'përplaset' me komentuesin: O hajvan, nuk ka urë të gatshme, po e ndërtojmë
23 Nëntor 2024, 12:11
-
Parlamenti/ Tensione të tjera në sallë, Dogjani kërkon fjalën para Idrizit dhe bllokon foltoren, ndërhyn dhe Garda! Pritet votimi i buxhetit (VIDEO)
19 Nëntor 2024, 20:03
-
Komisioni Ekonomisë ‘pro’ pr/buxhetit 2025! PD voton kundër! Tabaku: Nuk parashikohen fondet për pensionet! Braçe: Të rritet buxheti për sigurinë kibernetike
15 Nëntor 2024, 11:36
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor 2024, 16:33
-
‘Harrohet’ sigurimi i detyrueshëm i banesës! Cila është skema e re që propozojnë socialistët? Primi i sigurimit të zbritet nga të ardhurat vjetore të qytetarëve
9 Nëntor 2024, 20:44
-
Dezinformimi/ ‘Mos hapni çdo mesazh që vjen, edhe deputetët 'viktima'! Kreu i AKEP: U mbyllën 155 domaine ruse, 8 të grupeve të hakerimit! Qëllim, shkatërrimi i të dhënave
16 Tetor 2024, 13:16
-
'Nuk dogjëm selinë e PS, thjesht hodhëm molotov', Braçe i përgjigjet deputetes së PD: E thotë sikur ka hedhur oriz në dasmë! Kuptoni gjë ju?
16 Tetor 2024, 10:33
-
Miratohet projektrezoluta, KLSH do të bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit
15 Tetor 2024, 16:15
-
Dështon sërish Hetimori i Shëndetësisë, Vokshi kërkesë Spiropalit për zëvendësimin e Ndrecës dhe ndëshkimin e 3 deputetëve: Do bëjmë dhe kallëzim penal
11 Tetor 2024, 10:18
Bravo z. Brace! Z.<<BIDE'>>,mund te jete drejtor arkivash ,por nuk besoj qe t'i kete hapur e lexuar arkivat as per kuriozitet.Po japim nje sqarim per drejtor /BIDENE'/,qe forcat e armatosura qe e rrethuan,kushdo qofshin ato, ishin nen drejtimin e urdhrat e pushtuesve fashiste dhe bashkepunetoreve te tyre.Ne ate kohe lufte,kishe vetem tre zgjidhje:1-ose te luftoje pushtuesin,2-ose te bashkepunoje me pushtuesin,3-ose te qendroje asnjanes.Qemal Stafa zgjodhi me te veshtiren,te paren dhe u sakrifikua per te.Eshte turp, qe nje birbo perdor gjuhe te ngjashme si gjuha qe Trump perdori per njerezit e vleresuar per heroizma e sakrifica ne U.S.A!Eshte turp per vendin qe njerez te tille e kolege te tyre,po perpiqen te vene ne dyshim statusin e heronjve tane nga nje ane,ndersa nga ana tjeter po perpiqen te reabilitojne figura, qe jane vertetuar me dokumente,foto e video si bashkepuntore te nazi-fashizmit.
PërgjigjuRespekt shqiptarja ,kom për lajmet që jep. E përshëndes zv/kryeministrin Erjo Braçe për vendimin e shkarkimit të këti birbos qënka edhe në krye të arkivave shtetit që godet figurën kryesore të heroive të LANCL . Qemal Stafa me heroit e dëshmorët e atdheut jan lule në altar të lirisë.Ata zunë vendin e nderit në histori të LANCL Këta luftuan si dragoi kundër armiqve të huaj dhe bashkëpuntorve të fashizmit me trimëri si bënë nëna MË ! Mallkuar qofshin ata që ulin heroizmat e herojve e dëshmorve që dhanë jetën për atdhe si me le
Përgjigju