Qeveria synon përforcimin e kontrollit në zonat kufitare. Në projektligjin “Për kontrollin e kufirit shtetëror”, të hedhur për konsultim publik parashikohet përdorimi i teknologjisë për të identifikuar personat.
“Në pikat e kalimit kufitar, Policia Kufitare dhe e Migracionit është e autorizuar të fotografojë dhe regjistrojë imazhe video-fotografike dhe të përdorë pajisje të tjera automatike, për aq sa ato janë të nevojshme për të verifikuar identitetin e personave dhe për të parandaluar e zbuluar veprat penale, si dhe për të kapur autorët e tyre”, thuhet në draft.
Sipas draftit ligjor, që pritet t’i nënshtrohet diskutimit parlamentar me nisjen e sezonit të ri politik, pajisjet instalohen në vende të dukshme dhe publiku informohet për praninë e tyre
“Pajisjet instalohen në vende të dukshme dhe publiku informohet për praninë e tyre. Policia Kufitare dhe e Migracionit është e autorizuar të zbatojë sisteme të automatizuara të verifikimit kufitar, ku, nëpërmjet përdorimit të pajisjeve elektronike, mblidhen të dhëna për identifikim dhe për qëllim të verifikimit kufitar të automatizuar”, shkruhet në projektligj
Gjithashtu në projekt-ligj parashikohet edhe krijimi i Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, një strukturë e re që synon shkëmbimin në kohë reale të informacionit mes autoriteteve vendase e atyre ndërkombëtare, por edhe më shumë se aq.
“Qendra Kombëtare e Koordinimit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, është strukturë ndërinstitucionale e cila funksionon pa ndërprerje njëzet e katër orë në shtatë ditë të javës, dhe ka përgjegjësi: të hartojë dhe administrojë raportet e situatës kombëtare të sigurisë kufitare dhe ato rajonale dhe evropiane të sigurisë kufitare me ndikim të mundshëm në situatën kombëtare të sigurisë”, theksohet në draft.
Në projekt-ligj përcaktohet edhe kufiri i zonës së verifikimit kufitar, 2 km në brendësi të territorit, ndërsa rritet siguria në këto zona duke kufizuar ndërtimin apo zhvillimin e aktiviteteve private. Efekti financiar për hartimin dhe miratimin e ligjit do të jetë vetëm kosto administrative dhe do të përballohet nga buxheti “Për policinë e shtetit"
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Anulimi i gjobave/ Balla në Komisionin e Ligjeve: Nisma, si në vendet e Bashkimit Europian! Qeveria shpreh dakordësinë në parim
17 Dhjetor 2024, 12:03
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor 2024, 11:38
-
Kukës/ Po kontrabandonin nëpërmjet Morinës lëndë piroteknike për tregun shqiptar, arrestohen 2 të rinjtë në kufi (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 14:06
-
Përurohet Teatri i Kukullave, Gonzato: BE s’është vetëm rregullore, por dhe ruajtje e identitetit! Rama-fëmijëve: Këtu ka qenë Parlamenti, na konsideroni si kukulla!
16 Dhjetor 2024, 14:00
-
Armaldo Kllogjeri reagon për shkarkimin e Voshtinës, ish-drejtoreshës së TOB: Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda! Uroj që drejtori i ri të më rikthejë (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 19:30
-
VENDIMI/ Qeveria ngre Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të ‘Lumit të Vjosës’! Drejtor, administratë, logo dhe stemë! Selia në Tepelenë
13 Dhjetor 2024, 22:17
-
Berisha me grupet e punës në Lezhë për zgjedhjet 2025: Çmime janë trefishuar dhe kanë tejkaluar Gjermaninë e Italinë, shpopullimi i vendit në 40%
11 Dhjetor 2024, 16:05
-
Pensionistët protestë te Kryeministria, kërkojnë përcaktimin e minimumit jetik dhe rritjen e pensioneve
11 Dhjetor 2024, 11:19
-
Rama: 164 mijë persona me aftësi të kufizuara do të mbështeten nga buxheti 2025, program dhe mbështetje sociale
6 Dhjetor 2024, 12:20
-
Qeveria cakton shpërblimet për gardistët: Deri në tre paga plus për ata që shpëtojnë jetën e zyrtarëve të lartë! Deri në 1 mln lekë kompensim në raste dëmtimi të pronës së tyre për shkak të detyrës
4 Dhjetor 2024, 19:07
-
Moratoriumi nuk do rinovohet më? Qeveria bën gati ligjin e ri/ Zonat për gjueti do jepen me qira, test për gjuetarët e gjobë deri 1.3 mln lekë
4 Dhjetor 2024, 16:40
-
Sfidat e procesit të zbatimit të rekomandimeve nga institucionet e pavarura, Balla: Zbatueshmëria është në rritje, të adresojmë problemet!
4 Dhjetor 2024, 15:03
Normal qe po , tani qe Italia po mbush Gjadrin e Shengjinin ky ligj vjen si pasoj
PërgjigjuAte rrace qe do vije nuk do i njohin njerezit jo me kamerat intelligente.. hahaha