Qofte në salcë me mish të grirë, kungull dhe karrotë
Përbërësit:
350 gr mish i grirë
1 karrotë
1 kungull
1 vezë
50 gr djathë i grirë
Arrë moskat
Kripë, piper
Për salcën:
½ kokërr qepë
250 gr salcë domate
200 ml pana
Vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim brumin e qofteve duke bashkuar në një tas mishin e grirë, qepën, karrotën dhe kungujt të grirë në rende. Shtojmë kripën, piperin, djathin e grirë kaçkavall, vezën dhe bukën e thërrmuar. E punojmë mirë brumin dhe i japim formë qofteve.
Në një tigan me bazë të gjerë kaurdisim me vaj ulliri qoftet (të pudrosura me miell) nga të gjitha anët sa të marrin një ngjyrë të lehtë. Më pas shtojmë salcën e domates dhe panën e holluar me pak ujë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrë moskat dhe e lemë gatimin me qofte në salcë të gatuhet në temperaturë mesatare.
MC/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Supë me thjerrëza të kuqe plot shije nga zonja Albana
19 Dhjetor 2024, 11:42
-
Boçe spinaqi, krepa të mbushura nga zonja Albana
19 Dhjetor 2024, 11:38
-
Melomakarona, biskota me arra dhe mjaltë të sherbetosura nga zonja Albana
18 Dhjetor 2024, 11:32
-
Sallatë festive me panxhar nga zonja Albana
18 Dhjetor 2024, 11:22
-
Pastiçe e shpejtë fshati nga zonja Albana
18 Dhjetor 2024, 11:04
-
Sallatë me domate jeshile me shije unike nga zonja Albana
17 Dhjetor 2024, 12:26
-
Pastiçe me mish të grirë, shije speciale nga zonja Albana
17 Dhjetor 2024, 12:21
-
Lakër me qumësht dhe vezë në tavë nga zonja Albana
17 Dhjetor 2024, 11:49
-
Supë plot shije me oriz dhe domate nga zonja Albana
17 Dhjetor 2024, 11:38
-
Patëllxhanë gjellë në furrë nga zonja Albana
16 Dhjetor 2024, 11:47
-
Verë e ngrohtë e aromatizuar për festa nga zonja Albana
16 Dhjetor 2024, 11:42
-
Bakllava me arra nga zonja Albana
13 Dhjetor 2024, 12:44